Sot Gjykata e Tiranës ka vendosur që të regjistrojë statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit, duke i hapur kështu rrugën “Grupit të Rithemelimit” që të drejtojë PD-në.
Në këtë mënyrë, njihen të gjitha vendimet e Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit, përfshirë logon, vulën dhe flamurin e PD-së.
Por Gjykata e Tiranës ka në shqyrtim edhe statutin e ndryshuar nga Kuvendi i PD-së më 18 dhjetor 2021 që u mblodh nga Lulzim Basha.
Në këto ndryshime të statutit, që nga logo, u votua edhe për shkarkimin e drejtuesve të PD-së, të cilat u miratuan sot nga gjykata. Ishte gjyqtari Agron Zhukri që njohu grupin e Rithemelimit të PD-së.
VENDIMI
1.Pranimin e kerkesës së palës kërkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
2.Depozitimin e vendimeve të kuvendit Kombetar të PDSH duke rregjistruar ndryshimet përkatese në regjistrin e partive politike:
Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë
Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
3.Kundër ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.
U shpall sot me datë 25.03.2022 ora 11.10
Përfaqësuesi ligjor dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso, dha një përgjigje për këtë çështje pasi u pyet nga gazetarët.
Pyetje: Çfarë ndodh në qoftë se gjykata vendos për ndryshimet statusore të 18 Dhjetorit?
Ivi Kaso: Në vendimmarrjet e rëndësishme të datës 11 Dhjetor, një nga vendimet në një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së Kuvendit të datës 18 Dhjetor si i thirrur në mënyrë të paligjshme nga një kryesi e cila në momentin që ka bërë këtë thirrje ishte e pakonstituuar. Dhe ky vendim tashmë është regjistruar praktikisht në regjistrin e partive politike dhe anulimi i thirrjes së Kuvendit të datës 11 Dhjetor. Pra ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur në mënyrë të ligjshme në datën 18 Dhjetor.
j.l./ dita

Nuk mbarojne cudirat ne vendin e qelbesirave SHQIPERI!
…do te behet ankimim te vendimit dhe gjyqtari do te shkarkohet, e ndoshta do te shkoje ne burg!
Deputetet e Bashes rrezuan Bashen,,rrezuan dhe veten..
Prene Degen ku qendronin.Per cfare?Per ca zgjedhje thermijash,qe jua hodhi Rama me Berishen si pulave ne pleh..U revoltuan sheme!Hani mut nashi..
Madje me shpejt se sa e kishte imagjinuar edhe Sali Berisha vete.Enkejejd Alibeaj+Grida Dumen me gjithe Gjekmarkun,le te ngrohin karriket dhe kete mandat.
Po Ai Salianji mor aman!
Me mire shko tek Rilinda e edi rames o i zi,se demokratet do te shquejne.
Falenderoj Lulzim Bashen,,qe qe i vetmi burre ne kete vend qe perjashtoi Sali Berishen nga partia e studenteve,qe ua rrembeu ne 1991 dhe e nxorri sikur kishte zgjeben te rrinte tek dera parlamentit,.U mbrojt si Skenderbe ne Seline e Komanduar prej tij,,,
qofte edhe nje muaj.
Askush e kishte bere kete per 30 vjet.
Nderime Bashe,..
Nuk jam me te fortin,,nuk jam me fituesin.Jam me te Drejtin.