Gjykata e Apelit Administrativ u ka dhënë të drejtë 27 banorëve të Tropojës dhe Margegajt që të kundërshtojnë një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit për ndërtimin e hidrocentralit Dragobia.
Gjykata e Apelit u shpreh zyrtarisht se trupa gjyqësore shpalli sigurimin e padisë duke urdhëruar pezullimin e punimeve në Valbonë, derisa kjo çështje të marrë zgjidhje.
Banorët kanë protestuar më herët në mbrojtje të Valbonës, duke e çuar çështjen edhe në gjyq. Ata kanë humbur dy beteja në shkallën e parë administrative, teksa kërkonin pavlefshmëri të kontratës për dy hidrocentralet Dragobia dhe Cerem.
Në atë kohë, gjykata e Shkallës së Parë e konsideroi të ligjshëm ndërtimin e HEC-eve duke mbështetur punimet, ndërsa sot, gjykata e Apelit ka urdhëruar pezullimin e punimeve për hidrocentralin Dragobia derisa të ketë një vendim përfundimtar.
s.a/dita

Ju lumte banoreve.
Historia e ndertimit te hidrocentraleve duhet te pushohet pergjithmone ne Valbone.
policia ne dispozicion te oligarkve keshtu ka qene gjithmone
U dha leje Berisha, idhulli i tropojaneve te ndertoheshin HEC-et. tani Tropojanet ose ta pshurrin Berishen, ose te pine lengun e barbarit.