PD gjobitet nga gjykata për ndotjen e Tiranës në protestën e 8 dhjetorit

Elton Tafaruci

Për herë të parë në vendin tonë një parti politike është dënuar nga gjykata për ndotje të mjedisit. Gjykata Administrative e Tiranës ka shpallur sot vendimin mbi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e gjobës së Bashkisë së Tiranës për dëmet që shkaktuan protestuesit demokrate në tubimin e dhunshëm të 8 dhjetorit, duke e shpallur atë fajtore për ndotjen e ambientit dhe trotuareve.

Gjykata në përfundim të shqyrtimit të kësaj ankese ka vendosur të pranojë pjesërisht gjobën, duke lënë në fuqi dëmet e shkaktuara për ndotje e ambientit, qqugeve dhe trotuareve nga protestuesit e PD.

 

Në vendimin e sotëm Gjykata Administrative vendosi:

“…lënien në fuqi të akteve administrative të lëshuara nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit të datës 08.12.2015 për sa i përket konstatimit të kundërvajtjes administrative të “Dëmtim, çarje, ndotje rruge” me anë të Aktkonstatimit” nr. 035198 dhe “Procesverbalit mbi kundërvajtjen administrative” nr. 015103 për dënimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” në shumën dhjetë mijë lekë, si dhe kundërvajtjen administrative të “Dëmtim, çarje, ndotje trotuari” me anë të “Aktkonstatimit” nr. 0135199 dhe Procesverbalit “Mbi kundërvajtjen Administrative” nr. 015104 dhe dënimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” në shumën dhjetë mijë lekë.”

Ky vendim i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, duke e detyruar Partinë Demokratike të paguajë një gjobë prej 200 mijë lekësh, si zhdëmtim ndaj qytetarëve të Tiranës për ndotjen që militantët e saj i shkaktuan qytetit në protestën e thirrur nga drejtuesit e PD rreth një vit më parë.

Bashkia e Tiranës e përshëndet vendimin e drejtësisë që vendos një precedent të penaliteteve ndaj një subjekti politik që ndot hapësirën publike.

Megjithatë, Bashkia do të apelojë edhe pikat e tjera të gjobës, duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore, derisa Partia Demokratike t’u paguajë qytetarëve çdo qindarkë për shkatërrimin dhe vandalizimin që i bënë qytetit të Tiranës në të njëjtën protestë.

 

Share This Article
2 Comments
  • Aq do te dale perseri ne proteste lali Eri per te mbrojtur gjobat e fallsifikuara ne menyre te trashe? Po me kallezimet per fallsifikimin e firmave cfare behet?

  • Nuk e kuptoj llogjiken e gjykates! Kane bere pis rruget dhe trotuaret me pemet, koshat e plehrave dhe guret qe kane shkulur po nga rruget dhe trotuaret dhe jane fajtore vetem per ndotje!!! Vetem ne Shqiperi ka gjykates te tille. Eshte njesoj si te vrasesh nje njeri me thike dhe te denohesh me gjobe se viktimes iu bene rrobat pis me gjak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *