Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, për pushimin e çështjes së ngritur ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Vlorës. Vendimi është marrë një javë pasi Gjika kishte dorëzuar në gjykatë këtë kërkesë.
Gjika akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas kryebashkiakut të Vlorës, gjykata duhej të pushonte çështjen pasi kanë kaluar të gjitha afatet e hetimit dhe ato të gjykimit.
Por gjyqtari Arben Micko ka rrëzuar kërkesën në seancën e sotme që u zhvillua në Gjykatën e Tiranës.
Në këtë mënyrë gjykimi ndaj kryebashkiakut të Vlorës dhe personave të tjerë do të vijojë normalisht.
Vetë Gjika në një prononcim për mediat tha se i qëndron mendimit se gjyqi ndaj tij është i montuar politikisht.

SHKO OR PIRDHU HAJDUT!!!!!!!!
MOS CA KOKEN FARE OR MIK, SE PARTIA JOTE PO TA FUT.
TE KESH PARTINE MIRE TI, PO HE SE DO BESH SI DO BESH.
Gjike ke per ti dhuruar nje tjeter pamje burgut….shpresojme qe se shpejti lapsi i drejtesis te firmos fundin per nje tjeter model te hajdutit..
Ky dhe shume te tjere si ky e kane vendin ne qyp,mundesishte ne qeli te kohes se Zogut,pa asnje lloje meshire ligjore per tere ata qe kane vjedhur ne permasa alarmante pasurit e popullit dhe sekuestro edhe te lugeve dhe pirunave,te isha vete prokuror per keta pizevenga…deri dje nuk kishin leke per kafe dhe u bene sheiker,po ka shtet te veproj,ne te kundert mos te konsumohet (shteti)si ne rastin e Meziut po ti leri te livadhisin….