Presidenti Bujar Nishani ka humbur gjyqin me kryebashkiakun e Tiranes Erion Veliaj. Një vit pas protestave dhe debateve për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni, Gjykata e Tiranës hodhi poshtë pretendimet e Nishanit, i cili e kishte paditur Veliajn për fyerje. Gjykata rrëzoi padinë e Nishanit si të pabazuar në prova e fakte.
Nëpërmjet çështjes civile nr. 9499, të regjistruar më 19.05.2016 prane Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Nishani kishte paditur kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për “Shkaktim Dëmi”. Presidenti kërkonte detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë për dëmin moral të pësuar prej cënimit të nderit dhe personalitetit duke kërkuar 1 mijë euro shpërblim.
Asokohe, Presidenti Nishani mbështeti fort protestat e Partisë Demokratike dhe u angazhua aktivisht për të shkatërruar këndin e lojërave që Bashkia e Tiranës po ndërtonte për femijët në parkun e Liqenit. Madje, në një nga protestat, deputeti i PD Gent Strazimiri u shfaq edhe me pistoletë. Kryebashkiaku Veliaj reagoi ashpër ndaj këtyre ngjarjeve, duke dënuar aktet vandale të perfaqësuesve të PD. Në këtë debat u vetëpërfshi edhe presidenti Nishani, i cili mbrojti protestat e PD, e më pas paditi në gjykatë për shpifje Veliajn.
Por, me sa duket, fiks 1 vit pas hapjes së këndit të lojërave, Gjykata rrëzoi Nishanin.

Te nderuar Komentues. Mos u8 quditeni per kete denancim se Nishani buron si Presidente nga nje forc politike e cila quhet Parti Demokratike shqiptare qwe ne programin e saj dhe ne zbatimin e tije vetem punen nuk e kan pasura asnjeher.
A keni ven re qe ndryshimet demokratike kjo forc politike i ka konsideruar vetem shkatrrimin e vendit.
Puna qe nuk eshte ne misionin e saj qoi ne eleminimin e 1 milon vendeve te punes, Ne mbylljen e te gjith shkollave qe afronin pune e profesione te kualifikuera.
Kjo origjin ka ber qe edhe presidenti te reflektoje reflekse te kesaje Partie te antiounes dhe te anti perparimit ne vendin tone.
Askunde ne bote nuk ndodhe keshtu qe Prasidenti i nje vendi te bashkohet me protestuesit perse punohet. E kue ne nje evenimen shume te madh sice ishte kendi i lojrave per femije i cili do ti largonte femijet nga kacavarja neper lisat e parkut te liqenite dhe do ti zbaviteshin ne menyre te kualifikuar dhe te moderuar.
Sote Kryetari i Bashkise se Tiranes po e mbush tersishte Tiranen me kende te tilla lojrash,
E si te fitoj Nishani i humbure, para ndertuesve kurajoze qe vazhdoj c`do dite ti bejn femijet te lumture.
Po te ket vetem pak ndergjegje ky fate presidenti ne ikje do te bente nje autokritike te foret para popullit te Tiranes per kete nisme teper te demshme dhe te turpshme para popullit te Tiranes!
Bravo gjykatëses A.Aliçi ,gjykim i drejtë kundër presidentit sakat që ndërynë aty ku nuk i takon. !