“Politika grabitësja më e madhe e hapësirave publike”

anazapta

Më dt. 7 Gusht 2013, në orën 12:30, u zhvillua në Gjykatën e Rrethit Tiranë seanca gjyqësore për marrjen e masës së Sigurimit të Padisë me KËRKUES: Instituti i Çështjeve Kombëtare – INA, përfaqësuar nga Kastriot Frashëri, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, si dhe nga Shoqata “Për Një Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Racional”, përfaqësuar nga Qerim Ismeraj, në cilësinë e Kryetarit dhe me objekt: Pezullimi i vendimit administrativ të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2 datë 29.05.2013, Për Lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3, 4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George W. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”; si dhe të “Lejë Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, miratuar në zbatim të vendimit Nr.2 të KKT. Më poshtë, një intervistë me z.Frashëri:

Çfarë u zhvillua në këtë seancë gjyqësore?

Në këtë seancë gjykata, në kundërshtim të plotë me ligjin procedurial lejoi, Forumin Mysliman Shqiptar një organizatë jofitimprurëse, si pjesëmarrës në cilësinë e personit të tretë në këtë gjykim, duke mos ndërmarrë asnjë veprim apo kërkesë për identifikimin e legjimitetit të kërkuesit. Ishte detyrë e gjykatës të thërriste në gjykim Komunitetin Mysliman dhe KKT, apo Ministrinë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sepse janë persona të paditur në çështjen e mësipërme dhe jo të pranonte apriori këtë subjekt që nuk përfaqëson as Komunitetin Mysliman dhe as KKT.

Është për të ardhur keq ajo që po ndodh sot në gjykatat shqiptare, ku pushteti gjyqësor vazhdon të mbetet shtojcë e qeverisë në përmbushjen e qëllimeve dhe interesave të saj private. Në rastin konkret “Gjykata- thuhet në këtë vendim- cmon se nuk ka vënd të pranohet kërkimi i kërkuesve, pasi mungojnë rrethanat e një urgjence të tillë që të justifikojë pezullimin e punimeve”… “rezulton se me të vërtetë po kryhen punime ndërtimi, porse nga kërkuesit nuk u paraqit asnjë provë bindëse qoftë edhe sipërfaqësisht”…!?? Nuk kam as më të voglin dyshim se mund të ekzistojë ndonjë person në këtë vend, përveç se Z. Vokshi, që të mos ketë dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme nga TV dhe gazetat e shumta të Tiranës, betejat e ambientalistëve përgjatë më se 2 muajve për të ndaluar këtë masakër mjedisore në zemër të kryeqytetit, por zotit Asim, druvarit të zellshëm të 2B-ve, megjithë provat e paraqitura me pamje filmike nuk mund ta qetësonim në hovin e tij me sëpatë në dorë për të prerë dhe ato pemë që i kanë mbetur… Gjykata e Rrethit Tiranë në kundërshtim të hapur me ligjin, me provat e paraqitura në seancë dhe me pretendimet tona ligjore me Vendimin Nr. 674 Akti, dt. 7.08.2013 vendosi: “rrëzimin e kërkesës”.

Miratimi i këtij vendi për ndërtimin e një xhamie dhe katër ndërtesave biznesi çfarë tregon?

Kjo tregon qartë se vendimi i Berishës për të transformuar një park publik në një pronë private, duke u njohur dhe kthyer më pas pronësinë të ashtëquajturve ish-pronarë të tokës, me dhurimin arbitrar të një sipërfaqeje të madhe trualli nga qeveria drejt një organizate fetare, siç është KM, ku sipas Kushtetutës, feja është e ndarë nga shteti, tregon bindshëm se është një projekt klientelist i njerëzve pranë qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë. Prerja e këtyre pemëve mbi 80-vjeçare nga ana e punonjësve të Bashkisë për llogari të Komunitetit Mysliman, është jashtë çdo lloj norme dhe rregulli, duke treguar qartë se ndodhemi në një “zonë ekskluzive” të pushtuar me forcën e pushtetit politik. Nuk di ndonjë rast në ndonjë vend tjetër të botës, ku plani themeltar rregullues urban mbi të cilin të jetë zhvilluar një qytet të masakrohet në këtë mënyrë?! Në këtë vend, përgjatë këtyre viteve kemi parë shtetarë nga të gjitha ngjyrat, të pangopur në qëllimet dhe babëzinë e tyre për t’u pasuruar në kurriz të pasurisë publike dhe për t’ua vështirësuar akoma më shumë jetën qytetarëve të vendit të tyre, por nuk mund të mendonim kurrë se edhe gjyqtarët e këtij vendi të jenë përdhunuesit e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të kësaj Republike”. Ndaj Instituti i Çështjeve Kombëtare garanton qytetarët shqiptarë se në ushtrim të funksioneve dhe të drejtave të tij kushtetuese dhe ligjore, do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet ligjore në mbrojtje të interesin publik dhe të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Cili është objekti i kundërshtimit në gjykatë nga ana juaj?

Të vetmin mjet ligjor, që ne kemi në këtë mision publik në mbrojtje të interesit publik është: Pezullimi i vendimit administrativ të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2 datë 29.05.2013, Për Lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3, 4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George W. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”; si dhe të “Lejë Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, miratuar në zbatim të vendimit Nr.2 të KKT.

Që konsiston në: Marrjen e masës provizore për sigurimin e padisë:

Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zënien/pushtimin e trotuareve publikë nga subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i mëtejshëm i punimeve do ta bëje të pamundur ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga kjo Gjykatë. Në Padinë, regjistruar nga kjo gjykatë me Nr. 16324 Akti, që kemi paraqitur pranë kësaj gjykate, kemi ekspozuar në mënyre të hollësishme si aspektet e legjitimimit ashtu edhe ato të përmbajtjes të paligjshmërisë së aktit administrativ që kërkojmë  të shfuqizohet prej kësaj gjykate. Por, meqenëse padia është caktuar për t’u dëgjuar më datën 11 shtator 2013 nga trupa gjyqësore e kësaj gjykate dhe punimet në terren nga ana e Personit te Tretë, Komuniteti Mysliman dhe Subjekti Ndërtues “Ndërtuesi sh.p.k”, po vazhdojnë me intensitet në këtë periudhë të transformimit të pushteti, si dhe të pushimeve vjetore të gjykatës, detyrohemi që kërkesën për marrjen e masës se sigurimit të padisë ta riparaqesim si kërkesë me shqyrtimin e Padisë gjatë muajit shatator, sepse pavarësisht rrëzimit të kërkesës, kjo kërkon përparësi.

Kush e ka të drejtë për të kundërshtuar një akt administrativ?

Megjithëse në pikëpamjen klasike të drejtën për ta kundërshtuar një akt administrativ e kanë ose personi në favor të se cilit ka dalë akti, kur ai nuk është dakord plotësisht ose pjesërisht me të, ose një person tjetër që cënohet drejtpërsëdrejti prej urdhërimeve të këtij akti. Në rastin konkret, Ne si organizata jofitimprurëse të Shoqërisë Civile, që në veprimtarinë tonë kemi mbrojtjen e interesave të publikut të gjerë, në fusha të përcaktuara në Statutet tona, legjitimohemi të kërkojmë shfuqizimin e këtij akti, si një “Rekurs” i domosdoshëm në mbrojtje të interesit publik dhe atij kombëtar, ku nga urdhërimet e tij preken interesa shumë më të mëdha nga ato individuale, sikundër janë interesat publike në fushën urbane, mjedisore dhe të shëndetit të mbarë publikut. Instituti juridik i legjitimimit aktiv është një institut jo shterues i të drejtës civile dhe në rrethanat e sotme ku roli i Shoqërisë Civile në jetën politike, ekonomike, kulturore dhe mjedisore të një vendi  është zgjeruar së tepërmi, gjykata, rast pas rasti, duhet të bëjë një vlerësim të hapur të rrethit të subjekteve që legjitimohen të ngrenë përpara saj një pretendim dhe të mbrojnë gjyqësisht një interes publik, me impakt të gjerë, jo vetëm në popullsinë e një qyteti si Tirana, ku aktualisht jeton rreth 1/3 e popullsisë të vendit, por të gjithë Shqipërisë, në cilësinë e kryeqytetit të saj.

Si paraqiten organizatat jofitimprurëse në raste të tilla?

Në kuptimin kushtetues dhe ligjor, organizatat Jofitimprurëse paraqiten si bashkime vullnetare të shtetasve mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve e interesave të përbashkëta. Në rastin konkret të inicimit të këtij procesi gjyqësor këto subjekte juridike paraqiten si mbrojtëse të një interesi të mirëfilltë publik, sikundër është mbrojtja e interesit publik, siguria kombëtare, të drejtat e njeriut, mjedisit, ruajtja e ambienteve të gjelbra apo parqeve çlodhës me impakt shumë të gjerë social, sikundër është popullsia rreth 1 milion banorë e kryeqytetit. Për rrjedhim ne, po ndërmarrim të gjitha përpjekjet tona me mjete ligjore e demokratike për ndalimin e këtij akti që cenon rëndë planin urban ekzistues të kryeqytetit, dëmton rëndë zhvillimin e shëndetit të njerëzve dhe zhvillimin psiko-shoqëror të shoqërisë. Ne paditësit, vëmë në lëvizje Gjykatën, për të mbrojtur një interes të ligjshëm qytetar siç është shkatërrimi i një lulishteje të madhe, ku brenda saj përfshihet edhe një sipërfaqe e njohur si Namazgjaja pronë e kthyer në favor të Komunitetit Mysliman, në qendër të kryeqytetit, në kundërshtim me planin rregullues të tij, pa marrë asnjë opinion apo konsultim as me publikun, as edhe me asnjë prej subjekteve tona e më gjerë të cilët janë identifikuar publikisht prej kohësh në mbrojtje të hapësirës publike dhe mjedisit, por në mënyrë hermetike dhe mafioze, në mungesë të plotë të transparencës ndaj publikut, po ju  provojmë me fakte dhe prova se ku qëndron cenimi që na bën ky veprim i administratës qendrore.

Ku mbështetet padia juaj?

Padia jonë, mbështetet në prova me shkresë sikundër është Akti administrativ i Lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3, 4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George W. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”; si dhe të “Lejë Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, miratuar në zbatim të vendimit Nr.2 të KKT, të cilat po i paraqesim si provë. Duam të theksojmë se, megjithë përpjekjet tona të vazhdueshme përpara institucioneve që disponojnë aktet administrative për të cilët kërkojmë pezullimin, nuk kemi mundur të sigurojmë as origjinalet e tyre dhe as kopje të njësuar me origjinalin. Këto përpjekje i kemi bërë si përpara Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ashtu edhe te Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit me shkresa të protokolluara, që do t’i paraqesim në këtë gjykim. Prandaj, konform nenit 223 të K.Pr.C, i kemi kërkuar dhe do ti kërkojmë në të ardhmen kësaj gjykate që, në rast se këto dy subjekte nuk do të respektojnë kërkesën tonë, të urdhërojë organet e sipërcituara, që disponojnë këto akte, të dorëzojnë një kopje të tyre në formën e kërkuar nga ligji përpara kësaj gjykate.

Si përfundim?

Sa deklarova më sipër, për të ndaluar këtë krim urban me pasoja të pariparueshme për jetën, mjedisin, paqen sociale dhe vlerat e qytetërimit tonë perëndimor, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë vazhdimisht nga ana e gjykatës, gjatë gjithë gjykimit të kësaj cështjeje, që bazuar në nenin 202, 329 dhe 331 të K. Pr. Civile, si dhe në prova dhe në ligj, të vendosë: Marrjen e masës provizore për sigurimin e Padisë: Pezullimin e vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2, date 29.05.2013, “Për Lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3, 4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George W. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”; si dhe të “Lejë Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë. Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zënien/ pushtimin e trotuareve publikë nga zhvilluesi dhe subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i mëtejshëm i punimeve do ta bëjë të pamundur ekzekutimin e vendimit gjyqësor të dhënë nga kjo gjykatë.

Share This Article
7 Comments
  • Sa turp per vendimin qe dha gjykata,nu e di se si e dha kete vendim.Para disa muaj isha ne nje vizite pune ne Spanje,ne Madrit me sakte.Po pyesja nje mikun tim nga Madriti per parcet e bukura,si ruhen,pergjigja e tij ishte pershembull po te pritej nje palme denoheshe 3 vjet burg plus nje gjobe te madhe ne euro.Nuk lejohet te priten peme,te prishen parqe,vetem me vendim gjyqi,ato mund te priten.Ndoshta me ardhjen ne kryeministri te Edi Rames do kemi dhe ne ligje te forta si Spanjia,sa per xhamine e madhe qe pretendohet te ndertohet te ai park i bukur,eshte nje krimb i shemtuar per ate qe pretendojne te bejne aty.Nje xhami e bukur mund te ndertohet jashte Tiranes diku ne nje koder me lule e pem te bukur,ku te jete ne sherbim te besimtareve mysliman.Te atyre hoxhallareve nje predikojne fene mysylmane ne arabist e jo ne gjuhen tone te bukur shqipe.Kopjoni fene mysulmane moderne ate te Turqise ku luftohet te hiqen percet e jo te vihen si predikohet ne shqiperi.Edi Rama shpeto parqet,jepi lulezim qyteteve,krijo ligje se do ti humbim edhe ato qe kemi.Mjaft me prishje parqesh,mjaf me prerje pemesh,Lulzim Basha do japesh dhogari per ato qe ben nje dite,ashtu si do japesh dhogari per paret e vjedhura te rruges se kombit,ashtu dhe per 21 janarin per kater te vraret.

  • s’ka pas kush me dhon nonji lek(EURO) pranejta bohet kshu. Eh dynjo, dynjo! Eh mer ENVER t’ishe edhe i her per kto hajnat qi vjedhin n’mes dites per dill.

  • Nuk mund te imagjinoj dot se si nje gjykates te behet kaq druvar. Jo vetem ketij gjyqtari, por edhe KLD, Presidentit te Republikes duhet te ndihen te turperuar nga ky vendim skandaloz qe eshte nje turp per drejtesine shqiptare. Ku mund te ndodhe kjo qe nje gjykate te marre vendim ne kundershtim me interesat publike per te lejuar prerjen e pemeve duke shateruar nje park publik per te kenaqur oreksin e nje grupi matrapazesh dhe hajdutesh prane Sali Berishes dhe Lul Bashes. Nderimet e mia per zotin Kastiot Frasheri, kete tribun te qendreses, virtytit dhe te drejtes.

  • Ku jane lulishtet e mia??? Sa turp nje kryeqytet pa hapesira publike! Koha po verteton se shqiptaret kane patur nje bande grabitesish ne krye te tyre dhe pak njerez qe mbrojne interesat e qytetareve. Pergezime z. Kastriot Frasheri per kete akt qe tejkalon misionin publik ne ate patriotik.

  • Turp per faqe te zeze qe ky vend ka keta gjyqtare qe perdhunojne te drejtat themelore ekzistenciale te njeriut. Z. Frasheri ka bere nje akt te larte per te penguar kete shemtire urbane. Ky vendim per banditizmin e tij do te kuptohet me mire vitet qe do te vijne nga nje brez tjeter I cili do te shohe kete maskarade mjedisore. Fjalet me te mira per Sazan Gurin, Kastriot Frasherin apo Artan Lamen.

  • Lexova me kenaqesi kete interviste brilante te nje njeriu te madh, si Kastriot Frasheri dhe nuk kam sesi te mos tronditem nga ky vandalizem ndaj te drejtes natyrore te jetes…. Shkaterohen ne mes te dites, madje nga qeveria qe ka detyrim ligjor ti mbroje, parqet, lulishtet, muzete, kalate, grabiten objektet apo godinat qe identifikone historine kombetare dhe kesaj bande grabitesish dhe shkateruesish i shtohen edhe togat e zeza, gjyqtaret, e keti vendi nuk ka me turp. Mendoj se sa pa fat jemi ne histori. Kush ua beri dhurate shqiptareve Sali Berishen qe e shkatoroi per dy dekada kete vend…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *