Gjykata rrëzon urdhrin e Imamit, rikthen në detyrë gjeneralin Abaz Lleshi

anazapta
Abaz Lleshi
Abaz Lleshi

Gjykata e Tiranës rrëzon urdhrin e ish-ministrit Arben Imami për shkarkimin e gjeneralit Abaz Lleshi nga radhët e Forcave të Armatosura. Ndërsa vetë ministri po përballet me padinë që institucioni që ka drejtuar deri në shtator i ka ngritur për abuzim me detyrën, gjykata ka shfuqizuar një nga urdhrat e tij, duke rikthyer në detyrë një nga tre ish-gjeneralët që shkarkoi në maj të 2013-ës. Abaz Lleshi u largua nga detyra e komandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale së bashku me dy gjeneralët, Sandër Lleshi dhe Dhori Spirollari. Fill më pas, të tre të shkarkuarit, me urdhër të Imamit dhe dekret të Presidentit të Republikës, gjatë një konference për shtyp, akuzuan publikisht ish-ministrin e Mbrojtjes se po abuzonte me fondet, duke krijuar një deficit të madh në dikasterin që drejtonte.

Tre gjeneralet e shkarkuar
Tre gjeneralet e shkarkuar

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e gjeneral Brigade Abaz Lleshi për rikthimin në radhët e Forcave të Armatosura, pasi këmbëngulte se lirimi i tij nga detyra ishte i padrejtë. Gjykatësja Metaliaj (Softa) shfuqizoi dekretin nr.8188, datë 21.05.2013, të Presidentit të Republikës, dhe urdhrin nr. 1092, datë 27.05.2013, të ministrit të Mbrojtjes, duke i gjetur të pabazuara në ligj. Gjithashtu, gjykata urdhëron Ministrinë e Mbrojtjes, që aktualisht drejtohet nga znj.Mimi Kodheli, të rikthejë në detyrë gjeneral Brigade Lleshin. Në padinë e tij, Abaz Lleshi kërkonte të paguhej me pagën e plotë që nga momenti i marrëdhënieve të punës deri në ekzekutimin e vendimit, për rikthimin në detyrë. Edhe kjo pjesë e padisë është pranuar nga gjykata, ndaj në këto kushte, Ministria e Mbrojtjes duhet t’i paguajë çdo qindarkë, komandantit të brigadës së komandës mbështetëse. Më herët, gjykata ka vendosur të rikthejë dhe të tjerë ish-gjeneralë në detyrë, duke cilësuar si të paligjshëm dekretet për shkarkimin e tyre dhe njëkohësisht, shkruan sot GSH.

Share This Article
2 Comments
  • Une mendoj si mendim i lire qe jam, qe Arben Imami te mos beje 7 vjet burg, por te beje 7 vjet “turizem malor” ne Korene e Veriut, dhe te luaje dhe njehere ate filmin qe bie violoncelit, por kete here volejbollistja qe dashuron te jete koreane! Po qe i korruptuar te hyje ne burg qeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *