Gjykata Speciale e Kosovës do ta ketë qendrën në Holandë.
Marrëveshja për vendqëndrimin e selisë së Gjykatës Speciale që do të merret me hetimin e krimeve të luftës në Kosovës është nënshkruar midis dy vendeve 10 ditë më parë, por që lajmi u bë publik vetëm sot.
Një zyrë pritet ta ketë edhe në Prishtinë.
“Marrëveshja është arritur, para 10 ditësh, në mes të një grupi punues të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të qeverisë së Holandës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konference për media në Prishtinë.
Sipas tij, tashmë ka mbetur vetëm ana procedurale e ngritjes së saj. Kjo Gjykatë pritet të trajtojë rastet e dyshuara dhe supozuara të krimeve të luftës gjatë konfliktit të fundit në Kosovë, e cila do të jetë në kompetencë të prokurorëve e gjykatësve ndërkombëtarë. /Dita/
