Gjykata Supreme e Spanjës dënon liderët katalanas për rebelim

Edona Llukacaj

Gjykata spanjolle dënon liderët e Katalonjës për rebelim

Gjykata Supreme në Spanjë ka dhënë vendimin përfundimtar duke dënuar nëntë udhëheqës të Katalonjës për rolin e tyre në referendumin për pavarësi të këtij territori, në vitin 2017.

Nëntë personat morën dënime me burgim nga 9deri në 13 vjet, ndërsa edhe tre persona të tjerë u gjetën fajtorë, por u dënuar vetëm më gjobë monetare.

Të 12 politikanët katalanas kanë hedhur poshtë akuzat.

Ndërkohë në Katalonjë është planifikuar një marshim masiv civil në lidhje me këtë vendim.

Ndër të burgosurit është edhe Oriol Junqueras, ish zëvendës presidenti i Katalonjës, njëherazi edhe lideri i nivelit më të lartë pro-pavarësisë që është përballur me gjykim.

Për Junqueras prokurorët kërkuan një dënim të ashpër prej 25 vjet vite burg, por gjykata vendosi për 13 vite, i cili është edhe dënimi më i lartë i dhënë këtë të hënë.

Junqueras dhe politikanët e tjerë u dënuan për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum për pavarësinë, shumica e pjesëmarrësve në votime kanë votuar për pavarësi nga Spanja, por në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët.

Parlamenti në Barcelonë më pas e ka shpallur rajonin autonom republikë të pavarur, por referendumi dhe vendimi i parlamentit është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në Katalonjë, ndërsa disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi ose janë ndaluar.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *