Gjykata t’i mbajë terroristët e Partisë Demokratike në burg!

Bora Basholli

Partia Demokratike,

zanatin kurrë s’e ka harruar,

mbrëmë në Vuan e Dejës,

një akt terrorist ka konsumuar!

Një Gazmend-një burracak,

del dhe fort i sigurt flet,

thotë-sulmin me “Molotovë”,

e ka bërë Rama vetë!

Këta janë të pacipë,

kështu kanë qenë përherë,

e bëjnë kopilin vetë,

dhe ja lënë tjetrit në derë!

Po pyes si dhe kam pyetur,

si s’ka turp ky faqezi,

kur nënkryetari i bashkisë,

është tendosur në qeli!?

Direkt kundër policëve,

me “Molotovë” bënë qitje,

të shumtët gjykata nxjerr,

me detyrim paraqitje!

Që të ndalet sa më parë,

i gjithë ky terror i zi,

pa diskutim terroristët,

duhen mbajtur në qeli!

Gjithë aksionet e PD-së,

kundër rendit-sigurisë,

nuk i bën populli i thjeshtë,

po punonjësit e bashkisë!

PD-ë nuk ka pasur kurrë,

një mbështetje popullore,

ndaj dështuan plot me turp,

në anti-fushatën zgjedhore!

I bëjmë thirrje gjykatës,

t’i shohë mirë anët e zigjit,

që terroristët e ndyrë,

t’i treti fuqi e ligjit!

Nuk më interesojnë zgjedhjet,

janë apo nuk janë moniste,

por PD-ja që po kthehet,

në një bandë terroriste!

Lulashi-si Gjeli i Files,

del përditë e hakërrohet,

kur me thirrjet që nxit dhunë,

edhe mund të arrestohet!

Dhe ai si gjithë të tjerët,

para ligjit të rrijë sus,

dhe mos kërcënojë çdo çast,

rendin tonë kushtetues!

Sa më parë të ndalohet,

në superxhiron që ka marrë,

se PD-së Shqipëria,

vetëm sherrin i ka parë!

Pse po ngjiren këta djaj,

se s’ka forca politike,

pse bëjnë sikur s’është,

dhe “Bindja Demokratike”!

PD-ja vullnetarisht,

jashtë sistemit ka dalë,

si një grupim terrorist,

do të tretet dalëngadalë!

 

A.DUKA

Share This Article
8 Comments
  • Nje rrospi,brodhi nga brodhi
    dhe m’u fut ne porten time,
    aty dobiçin e hodhi
    dhe iku si dhelper skile!

    Te nesermen,shënd e vere
    Thosh: – Moj motra,jane ca gra
    t’a lëne dobiçin ne dere
    s’ua ben dot per marshalla

    Madje ka edhe më keq
    t’a hedhin nder sy,te kemba,
    te thone,merre syfet dreq
    apo ben sikur s’je nena

    Ma thuaj,sa s’ta kam thene
    o dobiçmadhja qe sefte
    Per ç’ka bere dhe c’ka bene
    i paç syfete per vehte

  • Demosten po ti ke pire ndonje nga partia se per Benin e di qe i ka dhene dopjo. Benin e di qe i ka dhene dopjo.

  • Shenim : Z. Duka, respekte….!
    Eshte e vertete se terroristet e bandes pedeiste e leseiste
    jane ne burg por fatkeqesisht kryeterroristet e kryemafio-
    zet: Betisha- Meta- Basha jane te lire dhe vazhdojne te
    qelbin atmosferen me fekalet qe nxjerrin nga goja…!
    Arrestimi i kesaj bande kryemafiozesh,hajnas e krimine-
    lash do te shenoje fundin e banditizmit shqiptar ne push-
    tet. Ne porten e Hyrjes ne Shqiperi do te shenohet : “Me
    ne fund Shqiperia eshte e lire” !!!!

  • kame shume vite qe i lutem zotit per dy gjera,e para te shikoj Ilir Meten ne kete gjendje,e dyta PD qe shkaterroj Shqiperine ta shikoj ne kete derexhe,dhe Enver Hoxha te ishte ngritur nga varri nuk do ja bente kete qe i beri Lul Hollandezi ne keto vitet e fundit,fundja Enveri i kish futur nje koqe plumbi dhe ishin bere heronj,po Luli i beri qe as menderen mos te fshish me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *