Gjykatat konfirmojnë mandatet për 8 kryebashkiakë socialistë

Leda Hysa

Gjykatat në vend kanë konfirmuar sot mandatet për 8 kryebashkiakë fitues nga radhët e Partisë Socialiste.

Gjykata e Korçës ka konfirmuar Erion Isain në krye të Bashkisë së Kolonjës. Më herët, ajo e Elbasanit konfirmoi në Cërrik Andi Sallën. Si palë e tretë në këtë seancë gjyqësore ka qenë edhe kryebashkiaku paraardhës, Altin Toska nga radhët e LSI. Ai ka kundërshtuar vendin e trupit gjykues por ky i fundit ka rrëzuar pretendimet e tij.

Ndërkohë si fitues në 30 Qershor janë konfirmuar edhe kryebashkiakët socialistë të Devollit, Maliqit, Pustecit, Patosit, Mallakastrës, Shijakut si dhe Safet Gjici në Kukës.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *