Gjykatë e re në Bruksel për “trafikim organesh në Kosovë”

anazapta

Vitin e ardhshëm në Bruksel themelohet ad hoc tribunali në të cilin do të gjykohej “trafikimi me organe në Kosovë dhe për krimet kundër jo shqiptarëve”, njofton “Blic”. Këtë ide, transmeton kjo gazetë e Beogradit, e ka paraqitur shefi i ekipit special të EULEX-it John Clint Williamson (në foto) gjatë bisedave me zyrtarë serbë të mërkurën e shkuar në Beograd. Prokurori Williamson, në takim me Daçiçin ka thënë se gjatë hetimeve për “trafikim organesh” janë marrë ë pyetje më se 100 persona, se hetimet do të përfundojnë në vitin e ardhshëm dhe se ka pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë serbe për krime lufte dhe me MPB-në e Serbisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *