Kanë kaluar 5 vite nga vrasja mafioze e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi dhe ende autorët nuk janë vënë para drejtësisë.
Gjyqtarë të Gjykatës së Vlorës zhvilluan sot homazhe në vendin ku më 9 shtator 2011 u ekzekutua Konomi.
Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, tha se vrasja e gjyqtarit Konomi jo vetëm nuk është në gjykim, por as nuk është hetuar.
“Me ngritjen e institucioneve të reja gjyqësore të ketë hetim të mirëfilltë për rastin Konomi” tha ai.
Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi i cili humbi jetën nga një shpërthim eksplozivi në qendër të qytetit të Vlorës është hetuar që prej shtatorit të vitit 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Prokuroria hetoi dy pista kryesore: Vrasje për shkak të detyrës dhe vrasje për shkak të një procesi gjyqësor ku Konomi përfaqësonte familjarët e tij në një çështje pronash të trashëguara në zonën e Hamallajt në Durrës.
Pas verifikimeve të kryera nga Krimet e Rënda u rrëzua pista e vrasjes për shkak të punës së tij si gjyqtar, duke lënë si motivin më të mundshëm atë të vrasjes për shkak të pronësisë.

Një shëtitje bëra nga Vlora dhe e mora vesh se kush e kreu dhe kush e porositi.
Nuk e dini kush e vrau?
Te gjith shqiptaret e dine, vetem prokuroria nuk do ta dije.
Pyesni njehere Fevziun se mos ka degjuar gje!
JULIAN SINANI, E THA NGA BURGU SE KUSH E VRAU, DHE KU JANE SOT URDHERUESIT E VRASJES.
JANE NE PARLAMENT TE GJITHE THA, POR JA MBYLLEN GOJEN DIREKT.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
Ata qe e porositen quhe Berisha-Rama -Meta, doren pyesni keta !