Gjykim i shkurtuar për gjyqtaren Parashqevi Ademi, e arrestuar për korrupsion

redaktor

Gjyqtarja e Lezhës që u arrestua për akuzën e korrupsionit disa muaj më parë bashkë me një avokat, do të procedohet dhe dënohet me gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Rrethit Lezhë ka pranuar kërkesën e avokatit të të pandehurës Parashqevi Ademi, për gjykim të shkurtuar në lidhje me veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ndërsa do fitojë ulje një të tretën e dënimit nëse shpallet fajtore.

Ademi ka mohuar akuzën e ngritur duke thënë se ajo nuk dinte asgjë për paratë dhe se ka qenë avokati që ia ka futur fshehurazi në dosje. Ademi u kap në zyrën e saj gjatë muajit qershor, teksa një avokat po i dorëzonte 200 mijë lekë të reja në këmbim të dhënies së një vendimi për një qytetar. Bashkë me të u arrestua edhe avokati sekser Gjovalin Prendi.

Në fakt nga përgjimet me metoda speciale rezultoi se gjyqtarja ishte paguar 50 mijë lekë, kurse 150 mijë lekë të tjera iu gjetën avokatit.

Ata u denoncuan nga një familje e cila ishte në proces gjyqësor për akuzën e “dhunës në familje” për shkak të konfliktit mes nënës dhe djalit me nusen.

Për arrestimin e Ademit KLD ka dhënë autorizimin për arrestim pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *