Një shqiptar po gjykohet në Novara të Italisë, sepse tentoi të vriste bashkëshortin e një shtetaseje tuniziane, e shtyrë nga kjo e fundit. Pas ngjarjes, më 23 nëntor 2012 në Cerano, ai u arratis, shkuar në Shqipëri. Shqiptari me inicialet E.G u ekstradua në Itali në muajin shkurt dhe u mbrojt nga avokati Enrico Aina. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje. Prokurori në Novara, Giovanni Caspani kishte kërkuar burg për shqiptarin. Në Shqipëri, 32-vjeçari u bë viktimë e një aksidenti të rëndë me makinë dhe për momentin po gjykohe në një karrige me rrota. Avokati i tij pretendon se klienti nuk mban mend asgjë. Gruaja nga Tunizia, me inicialet S.B e kishte bindur shqiptarin që t’i jepte një mësim të mirë të shoqit, gjë për të cilën u dënua me 8 vjet burg. Tuniziani u qëllua në shtëpinë e tij në rrugën “Moro”, ndërsa e kishte zënë gjumi. Ai u qëllua me çekiç dhe thikë e përfundoi në spital, për t’u shëruar vetëm pak javë më pas. Nga seancat e mëparshme rezulton se shqiptari dhe tunizianja ishin në një marrëdhënie të fshehtë dashurie, jashtëmartesore.
