Blerina Gjylameti, kryetarja e re e PS-së në Tiranë, përmes një statusi në facebook ka reaguar për detyrën që i është caktuar që sipas saj kërkon dyfish energji. Ajo e ka nisur detyrën e re duke falenderuar paraardhësin e saj në këtë detyrë, atë të cilin ajo do të zëvendësojë, Saimir Tahirin dhe duke i uruar këtij të fundit fitoren e luftës së tij për të vërtetën.
“Falenderoj paraardhësin e kësaj detyre, Saimir Tahirin për vullnetin e spikatur dhe frymën e palodhur të bashkëpunimit në këtë detyrë të cilit i uroj sa më shpejt fitoren në luftën e tij për të vërtetën.”
Statusi i plotë i deputetes, Blerina Gjylameti në facebook:
Përtej kënaqësisë dhe vlerësimit ndiej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që mu ngarkua sot nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe Kryetari z. Edi Rama për drejtimin e degës së PS-së Tiranë. Detyra kërkon dyfish energji, së pari për të ndjekur hapin e shpejtë të socialisitëve të palodhur e të përkushtuar të Tiranës , e duke vijuar më pas me detyrimin moral për t’ju përgjigjur bashkëqeverisjes me njerëzit.
Falenderoj paraardhësin e kësaj detyre, Saimir Tahirin për vullnetin e spikatur dhe frymën e palodhur të bashkëpunimit në këtë detyrë të cilit i uroj sa më shpejt fitoren në luftën e tij për të vërtetën.
Përveç falenderimit për besimin ndaj Kryetarit te Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministrit Edi Rama, kolegëve dhe gjithë socialistëve të mbarë Tiranës, ndjej detyrimin t’ju përkushtohem në përmbushjen e objektivave dhe të gjithë së bashku të punojmë për projektin e madh të Shqiperisë që duam.

Respekte për personalitetin e integritetin e Z. B.Gjylameti, i uroi suksese në e detyrën e re , drejtimin e degës së PS-së të Tiranës .
E nderuar zonje ne forumet e partise nuk caktohesh por zgjidhesh.
Falenderoni njeri tjetrin. Ti qe me vure mua te falenderoj. Ne rrugen tende do te eci etj etj.
Saimiri te mori per dore dhe te ngjiti ne ato shkalle te cilat ti i shikoje me dylbi.. Korrupsion, mungese morali, ngritje e antivlerave, ky eshte bilanci, ne PS qe drejtohet nga Ramet, Tahiret dhe se fundi kjo sharrabajga Gjylameti…
Pershendetje Gjylameti! Tirana nuk eshte thjesht nji qytet , Por gati 1/3 e vendit . Shpresoj qe ju do te arrini te bindni me punen tuaj ata qe u emeruan dhe te gezoni besimin e anetaresise se P.S per Tiranen.
Saimirit i thoshim “sa i mire je” ndersa ju nuk e di ndoshta duhet tu themi ” sillni blerim ne Tirane”,sepse gjelberimi eshte gjalleri , eshte jete.Gjallerojeni pra jeten e P.S ne Tirane!?
Pershendetje Gjylameti! Tirana nuk eshte thjesht nji qytet , Por gati 1/3 e vendit . Shpresoj qe ju do te arrini te bindni me punen tuaj ata qe u emeruan dhe te gezoni besimin e anetaresise se P.S per Tiranen.
Saimirit i thoshim “sa i mire je” ndersa ju , nuk e di, ndoshta duhet tu themi ” sillni blerim ne Tirane”,sepse gjelberimi eshte gjalleri , eshte jete.Gjallerojeni pra jeten e P.S ne Tirane!?