Berisha-Basha,
dhe gjithë ajo shpurë,
s’do të gjykohen e dënohen,
se i mbyllin gjyqet me proçedurë!
Po pse u bë reforma,
në këtë dreq drejtësi,
kur gjithë Vendimet makabër,
do mbeten në fuqi!
Të gjithë e kemi kapur,
vetëm me Mediun,
dhe harrojmë kryesorët,
Lulashin dhe Saliun!
Sikur qind për qind,
një krim të provohet,
po ka ndodhur para dhjetë vjetëve,
është parashkruar e më s’gjykohet!
Një pjesë e drejtësisë,
ka mbetur njëlloj si më parë,
se kokën e krimit,
s’e thërret as për dëshmitar!
Dihet kush është koka e krimit,
në tonën Shqipëri,
është mallkimi ynë biblik,
me emrin Sali!
Nuk ka asnjë akuzë,
që atij nuk i janë bërë,
krimet e tij janë sheshit,
i kanë parë të tërë!
Veç si pjellë e dhunës,
mund ta konceptosh ndryshe Salinë,
që dhe në të ngordhur thotë:
“Me 4000 vetë pushtoj Kryeministrinë!
Reforma në drejtësi,
nuk mund të quhet tamam melhem,
gjersa gjyqtarët e këtyre vendimeve,
për turp janë akoma në sistem?!
Shtatori i 98-tës,
ju kujtohet mirë,
kur grushtin e shtetit,
e pamë me sy të lirë!
Pamë si institucionet,
nga bandat e Saliut u pushtuan,
shpellarët plot urrejtje,
pa fund dogjën e shkatërruan!
Gjithë plehrat që bënë,
këtë krye krim,jo që s’u dënuan,
po kanë marrë dhe dëmshpërblim!
Vetëm “Njeriu me Bllok”,
që pamë me zë e figurë,
e mbylli gjyqin “burrërisht”,
dhe jo me procedurë!
Për ta dënuar,
s’mjaftonte vetëm vota e Dvoranit,
dhe relatore ishte,
Adriana e Fullanit!
Dhe mund të sjellim,
këtu shembuj pa fund,
po s’u pre kokë e gjarprit,
nuk do të jemi kurrkund!
A.DUKA

Beno,je arberor, dhe Berisha eshte arberor,dhe Tom Doshi eshte,shumica e malosoreve jug apo veri jane arberor pamvarsisht nga feja e perqafuar nga kondicionet e kohrave politike!! A’sihste komunizmi ashtu?!?!
Percarja nuk te con asgjekundi.
Europa bashpunoi me Islamin per pushtimin e tokave Arberore sepse Arberoret ishin shume luftarak dhe ishin te paret qe sulmuan ne emer te Bizantit .A nuk ishte nje nga keto vajtja e Skenderbeut ne brojtje te mbretit te Napolit qe luftonte kunder Papatit qe kishte supurt te oborreve Europiane.
te hiqet klauzola e parashkrimit… thjesht….
Drejtësinë e proçedurave dhe raporteve mjeksore dhe imunitetit parlamentar e dimë! O Dukë, a ke për të thënë ndonjë llaf për Ballkanin e hapur të mini-shengenistëve të Sorrosit, dhe sidomos për Diellin tënd të vatrave shqiptare, Ramën? Nëse jo, atëherë, gjithë retorika jote në lidhje me atë që ju të gazetës Dita e quani “Birbo” për deklarat e tij për Qemal Stafën, është një zero me xhufkë, po ashtu, zero janë edhe fjalët që ke thënë për qëndrimin e Ramës mbi figurën e Mit’Hat Frashërit. Këtu vijmë te shprehja ” Patriotizmi është streha e fundit e poetit të Himalajave”. Sigurisht, Dielli rilindas i Dukës mund të bëjë ç’të dojë me Shqipërinë dhe shqiptarët, le të digjet fshati, mjafton të lërë Benkon të fluturojë në Himalajet imagjinare. Kur të tjerët thonë ndonjë fjalë mbi Qemalin, quhen Birbo. Harron Duka që Rama i mban të gjithë këta në punë. Dhe ai që ka një vend pune të mirë, e ka marrë atë ose me ndërhyrje politike, ose ka paguar, ose me miqësi, ose me bythëlëpirje e propagandë. Dhe, nuk është kollaj t’i heqësh nga puna. Vetëm një gjë më vjen çudi o Dukë! Dakord që je militant dhe bën propagandë e paguhesh për këtë punë, si ka mundësi që e bën kaq hapur dhe mbron Ramën në çdo gjë që thotë, pa pikë turpi fare?! Se poeti normalisht ka çik sedër! Nuk mund të jetë një marionetë që bën vargje me pagesë. Edhe avokati i Ramës të ishe s’do e mbroje deri në këtë pikë. Duket gati gati sikur je i tromaksur nga Rama ose sikur do të heqë kotheren e bukës! Imagjino çfarë servili ke qënë në kohën e Enverit! Prandaj nuk e dua atë kohën e Enverit, se përveçse s’kishe liri fjale, por të neveriten servilat e përhershëm të partisë; që kur nuk iu pëlqen e vërteta e çensurojnë. O Dukë, mqs ti adhuron kohën e Enverit, si të duket sjellja e ambasadorëve amerikanë me pushtetin dhe opozitën këtu në Shqipëri këto 30 vite, dhe sidomos sjellja e Znj.Kim së fundmi? A ke ndonjë gjë për të thënë, apo do vazhdosh të merresh me bandën opozitare që të harrohen maskarallëqet dhe hajdutllëqet e bandës në pushtet?