Plumbi që i mori jetën Ziver Veizit, gjatë protestës së 21 janarit 2011, ka patur mbetje të drunjta. Kjo ishte dëshmia e dhënë para gjykatës së Tiranës, në procesin ndaj 3 funksionarëve të Gardës, nga eksperti mjeko-ligjor, Ndoc Çardaku.
Ai deklaroi se gjatë ekzaminimit të teshave të kryera në prani të 2 oficerëve të policisë gjyqësore, gjatë kqyrjes së fibrave të këmishës rezultuan 2 mbetje të drunjta.
Eksperti deklaroi para gjykatës se dëmtimi i këmishës shkaktuar nga predha ka patur përmasa më të vogla sesa ajo e predhës, fakt që sipas tij, tregon se qitja nuk ka qenë e drejtpërdrejtë.
Deklarimet e ekspertit mjeko-ligjor, Ndoc Çardaku, u kundërshtuan nga prokurorët, të cilët kërkuan kohe ti drejtojnë disa pyetje me shkrim.
Ndoc Çardaku ishte eksperti i zgjedhur nga organi i akuzës për të bërë kqyrjen e teshave të 4 viktimave të 21 janarit. Në këto kushte gjykata ndrepreu seancën për ta vijuar në datë 10 dhjetor, ku prokuroria do të përgatisë me shkrim pyetjet për Çardakun, por edhe për të marrë deklarimet e 2 oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët kanë qenë present kur është bërë kqyrja e teshave nga eksperti.