Studio ligjore franceze “Derains & Gharavi” do të mbrojë interesat e qeverisë shqiptare ndaj padisë së ngritur nga “ CEZ Group” në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Vendimi i qeverisë nr. 392, i botuar në fletoren zyrtare në 16 Maj, autorizon Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për lidhjen e kontratës me këtë studio avokatie. Kontrata do të ketë një vlerë prej 900 mijë euro, të cilat do të shpenzohen për shërbimet e ofruara nga studioja franceze. Pesë ditë më parë, grupi “CEZ” nisi procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare.
Ky grup, pretendon cënim të aktivitetit ekonomik në Shqipëri dhe mosmbrojtje te investimit privat nga ana e qeverisë dhe kërkon shlyerjen e një dëmi financiar prej rreth 200 milionë euro. Nga ana tjetër, qeveria shqitare pretendon se dëmi i shkaktuar në sistem nga kjo kompania çeke që kishte për tre vjet me radhë monopolin e shpërndarjes dhe furnizimit me pakicë të energjisë elektrike, arrin në rreth 750 milionë euro.
Kompania CEZ bleu 76% të aksioneve të ish-OSH në në vitin 2009 me një vlerë prej 102 milionë euro. Kontrata që kjo kompani lidhi me qeverinë shqiptare, parashikonte investime në rreth 300 milionë euro në katër vitet e para të funksionimit të saj. As 10% e kësaj vlere nuk u investua në rrjetin shqiptar të energjisë, duke detyruar organet shtetërore të mbikqyrjes së tregut energjetik që të marrin masa për heqje të licencës dhe shtetëzimin e kompanisë.

Dmth skema Arsidi.
Ndonje medalje kemi?