Gjashtë gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjen Shqipëri-Francë do të jenë të kombësisë turke, me kryesor Halis Ozkahya. 35-vjeçari ka gjykuar një sërë ndeshjesh ndërkombëtare, ku e fundit regjistrohet ajo mes Azerbajxhanit dhe Maltës më 28 mars të këtij viti për kualifikueset e Europianit “Francë EURO 2016”.
Ndeshja e fundit e këtij gjyqtari regjistrohet më 5 qershor, Samsunspor-Antalyaspor, pra 7 ditë më parë për “play-off”-in e Ligës së Parë turke. Në këtë takim Ozkahya ka akorduar 12 kartonë të verdhë, 2 të kuq indirekt dhe 1 të kuq direkt. Për sa iu përket ndeshjeve të tjera, ai vlerësohet si i “butë”, pasi rrallëherë e kalon numrin 5 të kartonëve të verdhë. Ndihmësit e tij do të jenë Çem Satman, Ekrem Kan, ndërsa pas portave Tolga Ozkalfa dhe Ali Palabıyık. Gjyqtar i katërt është Kemal Yilmaz.

Ne duam te gjykoje drejt, nuk ka nevoj as per meshirim Shqiperia dhe as te perbuzet per te ngritur kombetaren Franceze.
Turk, mos u beje servil. Ne do gruan dhe femit mba drejtesi.(Keshtu thoshin delvinjotet)
Me nje fjale , arbiter turk ne ndeshjen Turqi-France , po si eshte e mundur ?
Po çeshte kjo pyetje
Si eshte e mundur? Cdo te thote kjo Arbitrat Turq nuk kane te drejte te gjykojne ndeshje?
Ti ish myslimani qenke kethyer ne familjen e ISIT ben mire mos komentosh se as vete nuk di cfare je se kemi te bejme me nje ndeshje futbolli dhe jo me krijimin e Kalifatit more Idjot
E kisha fjalen tjeterkund , po ti Dardhari , je aq i trashe , sa nuk kupton as ironine me te thjeshte . Arbitrat turq kane te drejte te gjykojne ndeshje , por jo kur luan Shqiperia , qe eshte treçerek Turqi , sepse ketu ka konflikt interesi . Njelloj sikur te ishte arbiter shqiptar . Te kam edhe patriot , more dardhar ziu , po ti do te jesh “dardhar” i vajtur dhe jo vendas .