Numri i denoncimeve për korrupsion dhe vendime të padrejta kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, referuar nga qytetarët pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, ka shkuar në 3640, tregues i besimit tek Vetingu. Sipas regjistrit të siguruar nga Report tv, denoncimet janë depozituar pranë Komisionit të Vetingut, në harkun kohor të dy viteve, tetor 2017-gusht 2019. Denoncimet përmbajnë informacione të detajuara dhe në shumë raste edhe prova për korrupsionin, vendimet arbitrare, lidhjet me krimin, fshehjen e pasurive në emra të tjerë etj., për prokurorë dhe gjyqtarë që i janë nënshtruar dhe pritet t’i nënshtrohen procesit të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Sipas regjistrit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjatë tre muajve të fundit të vitit 2017 janë referuar 435 denoncime nga qytetarët. Gjatë vitit 2018 janë referuar pranë KPK, 1858 denoncime, ndërsa gjatë periudhës janar-gusht 2019 janë referuar 1 347. Numri më i lartë i denoncimeve kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve rezulton në muajin dhjetor të 2017, me 321 denoncime.
3 640 janë referuar vetëm pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Me qindra denoncime të tjera janë depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili thotë edhe fjalën e fundit për gjyqtarët dhe prokurorët në raport me drejtësinë. Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 53 të tij, parashikon se: “Çdo person që vjen në dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit ka të drejtë të informojë drejtpërdrejt institucionet e rivlerësimit…”. Për këtë arsye, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mban regjistrin e denoncimeve. Në këtë regjistër mbahen të dhëna lidhur me numrin e denoncimeve, të dhënat e denoncuesit dhe subjektin e rivlerësimit për të cilin bëhet denoncimi. Çdo denoncim i qytetarëve verifikohet nga trupa gjykuese gjatë verifikimit të gjyqtarit apo prokurorit. Nëse denoncimi konfirmohet me prova dhe fakte, trupa gjykuese e përfshin në listën e arsyeve për shkarkimin e subjektit nga detyra.
Bashkëpunëtori
Ligji për Vetingun ka një nen për bashkëpunëtorin e drejtësisë gjatë Vetingut. Neni 54 parashikon mbrojtje të veçantë dhe amnisti për çdo qytetar, i cili ka marrë pjesë në vepër penale me një gjyqtar apo prokuror, por që shpreh vullnetin për të bashkëpunuar me organet e Vetingut, duke dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit. Bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit.
Sipas ligjit, bashkëpunëtori i drejtësisë, në këtë rast nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrupsionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë. Ndërkaq, gjyqtari apo prokurori që ka përfituar shumën, mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës.
l.h/ dita

Pra “mesalla me dy faqe” do te haje buke perseri ..! Nen qeverisjen Berisha u propagandua me te madhe “dhurata me deshire “, e cila u trajtua gjeresisht si dhe mund te trajtohet , pra dhe te pranohet sot e kesaj dite . E c`fare nuk eshte bere ne ate kohe o te urruar , por deri ne ditet e sotme , pra futni brenda dhe Nanon , “shpetimtarin ” Rama ETJ ETJ ..! E kam thene ne shume komente te mija persa i perket drejtesise se nuk me harrohen fjalet e Tulas , ne gjykaten e Korces , pas viteve 90 , pra viti 90 -92 , pasi 92 -93 me nxoren ne asistence dhe morra malet per nje cope buke ,fjale te cilat tekstualisht ishin ” Nuk e kupton se eshte qelbur peshku nga koka e ti prape me drejtesi “?! Behet fjale per nje kontrroll ne nje lokal te shitblerjes , ku ceshtjen e kishte ne dore gjyqtari te cilin e njihja dhe me njihte shume mire , qe mbronte “mashtruesit ” ..! Me vone ai u be kryetar i gjykates ku dhe patjeter qe doli ne pension .Krimi eshte 30 vjecar , bile dhe nja dy vjet me i madh , e di shume mire , pasi kam punuar ne ato pune , pra kontrroll , shoh dhe sot “mashtrruesit” r djeshem jane me bisnese kudo , Tirane , Durres , Elbasan ,Korce e qytete te tjere te medhenj .Denimet duhen te jene te rrenda per drejtuesit e shtetit te “basarduar” ne kete 30 vjecar ..!Punuam me ndershmeri dhe servilat na “rruanin” e kur pinim ndonje kafe me shoket tane , me parrate tona ..!Djajte jane te forte , “Cironaj “, nje ish drejtori i im , nga te paret qe shkoi ne Amerike ..! Une as ngjisja e as ngjaj me “Katanin “, por e tani me thone se mafija e “Cirinajt” nese nuk gaboj per emrin e mafiozit dhe po e kini parasysh filmin , patjeter qe e gjithe Korca do e dije per ke behet fjale ..!Besoj se zoti do te dale triumfues mbi “djajte “qe po i marrin frymen vendit tim ..!Nuk jam i kenaqur me keto komente qe bej , por me vjen keq qe e verteta nuk thuhet , mbulohet ..!Nuk me kane lene rrehat “djajte” qe te bej “karrire ” te cilen e kam hurryer , e kam hurryer , bile shume ..! Tani jam pensionist , i kenaqur me ato pak para qe mar nga puna ne B.E.-ne , ku mos kujtoni se eshte “shume me ndryshe..!