Gjyqtarët e prokurorët e huaj? S’është ide e keqe, por…

anazapta

Bëri bujë veç për një ditë në shtypin shqiptar një raportim i gazetarit Julian Zyla të Zërit të Amerikës mbi një workshop të zhvilluar në SHBA, në ‘Heritage Foundation’, mbi zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore. Dhe të shumtat e gazetave kishin zgjedhur të nesërmen të njëjtin titull, që në një version pa shumë fjalë do të bënte: “Të konfiskohen pasuritë e paligjshme të politikanëve”. Ndonjë gazetë tjetër kish parapëlqyer të shndërronte në titull mesazhin, që thoshte se “Shqipëria duhet të huazojë gjyqtarë të huaj për të ndëshkuar korrupsionin”. Ka qenë studiuesja kroato-amerikane Natasha Srdoc, që e ka bërë këtë propozim të fundit. Ja çfarë thoshte ajo saktësisht në atë workshop: “[Për të luftuar korrupsionin në Shqipëri duhen marrë] gjykatës e prokurorë të huaj, që vijnë nga vende me shtet ligjor të fortë, [dhe] kjo do të bënte që gjyqtarët e ndershëm vendas të dilnin në pah; [këta gjyqtarë të ndershëm vendas] gjenden në sistemin gjyqësor, por kërcënohen dhe nuk u jepen çështje që do të kompromentonin ndokënd, pra nuk mund ta bëjnë punën me ndershmëri”. Dhe me këtë nismë do të bëhej i mundur “konfiskimi i pasurive dhe pronave të paligjshme që politikanët [shqiptarë] kanë grumbulluar qysh prej vitit 1991; [për ta bërë këtë gjë do të mjaftonte vetëm] fakti që ata nuk janë në gjendje të vërtetojnë që i kanë fituar këto pasuri në mënyrë të ligjshme, përmes rrogës apo mënyrave të tjera të rregullta”. Sipas saj, “nuk është fare nevoja të vërtetohet korrupsioni, pasi kjo është diçka shumë e vështirë për t’u bërë”.

Kjo puna e ekspertëve të huaj për të luftuar korrupsionin në Shqipëri nuk është një propozim dhe aq i çuditshëm. Kryeministri Rama e ka bërë realitet përpara se ta shprehte Srdoc-u. Por jo në sistemin gjyqësor. E ka bërë në sistemin doganor shqiptar, duke “marrë në punë” kompaninë e njohur britanike (në fakt, ndërkombëtare) Crown Agents, e cila do të drejtojë/administrojë në një periudhë dy vjeçare këtë sektor që në perceptimin popullor ka personifikuar korrupsionin në shkallën më të lartë. Kjo kompani do të jetë përgjegjëse për rekrutimin e trajnimin e njerëzve që do të punojnë në dogana.

Rama nuk ka hequr shumë në këtë mes. I ka mjaftuar vullneti i tij. Më saktë, i kanë mjaftuar votat e shumicës parlamentare që e ka nën hyqëm dhe kompetencat ekzekutive që i ka prej Kushtetutës. Opozita ka ngritur zërin kundër kësaj nisme, dhe kundërshtinë e vet e ka përligjur me logjikën e një shpenzimi të tepërt që nuk do të japë frute. Mirëpo, kjo mbetet për t’u parë. Personalisht, e kam pëlqyer qysh në krye të herës këtë ide, dhe jam i prirur të besoj se do të japë frute që ç’ke me të. Doganat shqiptare nuk mund të bëhen më keq se ç’kanë qenë tetë vitet e fundit, pasi më keq se aq keq, si zor të ketë.

Në të njëjtën mënyrë jam i prirur të besoj se një numër gjyqtarësh e prokurorësh të huaj do ta bënin sistemin tonë gjyqësor më eficient e institucionin e Prokurorisë më të zhdërvjellët, më guximtar, e më të pavarur. Nuk është se në Shqipëri nuk ka gjyqtarë e prokurorë të ndershëm e të zotë. Nuk është gjithashtu – siç është thënë në diskutimin që është zhvilluar në ‘Heritage Foundation’ – se këtyre gjyqtarëve e prokurorëve nuk u jepen në duar dosje të nxehta. Çështja është se në një klimë të korrupsionit kapilar në sistemin gjyqësor e jashtë tij (në politikë, në media, në shoqëri, etj), njerëzit e ndershëm të sistemit janë të tërhequr, të frikësuar, nën presion; dhe presioni më i madh është ai që ushtrohet nga fakti që korrupsioni është një stil jetese këtejpari, apo më keq akoma, nga fakti që jashtë këtij stili jetese nuk para është e mundur jetesa. Gjyqtarëve të ndershëm nuk u blihen vendimet, por në këtë botën tonë ku korrupsioni është mënyrë jetese nuk është çudi që në shumë raste ata ta japin gratis (nën presionin e ndërhyrjeve e të kërcënimeve nga më të ndryshmet) atë që u kërkohet si padrejtësi në këmbim të parave, dhe kështu ata bëjnë lojën e të korruptuarve pa qenë të korruptuar, gjë që, në thelb, është njësoj si të jenë të korruptuar. Është po kjo që ndodh – sa për të bërë një ilustrim paralel – me ca gazetarë që, edhe pse janë të ndershëm (në kuptimin që nuk lejojnë t’u blihen qëndrimet a kontributet), nuk i thonë të gjitha të vërtetat që i njohin në mënyrë të dokumentuar. Kështu që edhe këta gazetarë në një farë kuptimi nuk janë të ndershëm.

Por le të kthehemi te argumenti ynë. Ç’do bënin në këtë situatë gjyqtarët e huaj? Sipas meje, do ishin shumë të vlefshëm. Ata do vinin nga jashtë sistemit, e nuk do ndiheshin nën presion (Eulex-i në Kosovë është një provë) as nga struktura të korruptuara të sistemit, as nga të vetët në hall e nevojë për një punë a një favor, as nga ethosi i një shoqërie tradicionalisht e tërësisht të korruptuar, ethos që karakterizohet nga respekti, me të cilin rrethohen këtyre anëve ata që kanë fuqi të mos pyesin për ligj e rregulla, dhe ata që bëjnë karrierë e pasuri me lojëra mujshare. Gjyqtarët e huaj do të ishin të varur veç nga ndërgjegjia e tyre, dhe ky është një luks që nuk e kanë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, qofshin ata gjyqtarë, qofshin funksionarë e krerë të institucioneve të tjera publike, qofshin intelektualë publikë, qofshin dhe gazetarë. Dhe në këtë rrethanë është tamam ashtu siç thotë, apo lë të kuptohet, Natasha Srdoc: këta gjyqtarë të huaj do të ishin (në versionin minimalist, them unë) një motivim i mirë për gjyqtarët e ndershëm vendas, do të ishin një propulsor që do mund t’i nxirrte nga ligatina morale ku jetojnë e ku në ndonjë rast arrijnë deri atje sa, për shkak të gjendjes anomike të shoqërisë, ndershmërinë e tyre ta shohin si një handicap në luftën e jetës, e për këtë shkak edhe t’u vijë turp që janë të ndershëm.

Shkurt, veç të mira do të kishim në rrethanat që në Shqipëri do të zbarkonin disa dhjetra gjyqtarë të huaj. Por puna është se kjo nuk mund të bëhet realitet. Një gjë e tillë nuk do gjente ndonjë konsensus të madh në elitën shqiptare; dhe mes atyre që do ta kundërshtonin si nismë do të ishin dhe ca e ca që, jo pa të drejtë, do ta shihnin këtë si një gjest që do të ndotte dhe lëndonte imazhin politik të Shqipërisë më shumë se sa vetë korrupsioni. Kështu do kosovarizohej Shqipëria pa qenë Kosovë (në kuptimin e një shteti të sapoformuar në rrethana ende të brishta), dhe do komprometohej në mënyrë fatale aftësia e shqiptarëve për t’u vetqeverisur.

Por edhe sikur të gjendej konsensusi tek elita jo politike, nuk do të gjendej tek ajo politike, e cila do ta shihte një aradhe gjyqtarësh të huaj brenda sistemit tonë të drejtësisë si një kërcënim imediat dhe të prekshëm që i bëhej asaj vetë (për t’u kallur datën do të mjaftonte veç ideja e shprehur e konfiskimit të pasurive që rezultojnë të pambuluara me të ardhurat legale të tyre). Ndonjë politikan, ndoshta edhe disa, mund të binin dakord, por ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ta bërë të mundur një ndërmarrje të tillë, kërkojnë ok-in e një numri shumë të madh deputetësh. Dhe këta të fundit nuk janë kaq teveqelë sa të japin miratimin për nisma që do të rrezikonin seriozisht pozitat e tyre në pushtet.

Kjo gjë pra nuk është e mundur, dhe – jo vetëm për këtë arsye – shqiptarët, në vend që të shohin ëndërra me sy hapur për ndonjë deus ex machina, duhet ta përgatisin e ta arrijnë vetë ndryshimin; dhe në të njëjtën kohë, ndërrimin e klasës politike të korruptuar.

 

Share This Article
7 Comments
  • Ide shume e mire dhe duhet bere realitet sa me shpejt sepse keshtu sic e ka krimbur drejtesine krimineli sali berisha te mbushur plot me dilettante berishiste qe mbrojne interesin e kriminelit berisha dhe familjes se tijgjykatesit jane me kriminele se kriminelet e hajdutet qe lirojne dhe nuk denojne me akrobatlliqet e tyre qe cuditen te madh e te vogel ne Shqiperi e jo vetem…Europa e di mire se cfare race e ndyre eshte ne zoterim te sistemit te drejtesise ketu duke filluar qe nga gomari qe krimineli berisha na beri dhurate si president

  • Ide shume e mire dhe duhet bere realitet sa me shpejt sepse keshtu sic e ka krimbur drejtesine krimineli sali berisha te mbushur plot me dilettante berishiste qe mbrojne interesin e kriminelit berisha dhe familjes se tijgjykatesit jane me kriminele se kriminelet e hajdutet qe lirojne dhe nuk denojne me akrobatlliqet e tyre qe cuditen te madh e te vogel ne Shqiperi e jo vetem…Europa e di mire se cfare race e ndyre eshte ne zoterim te sistemit te drejtesise ketu duke filluar qe nga gomari qe krimineli berisha na beri dhurate si president.

  • Me nje fjale as te rruan e as te qeth zotrote o Muç.Problemi nuk qendron aq i koklavitur sa pretendojne ata qe kane 23 vjete qe leshojne receta per drejtesine e te kerkuarin gjithmone e lene shkoj ne drejtim te paditur!Doni te ndertohet shteti ligjor e drejtesia te futet ne shina; le te gjinden te gjithe ata studente qe kane mbaruar shkelqyeshem fakultetet e Juridikut qofte ne Shqiperi qofte jashtekufinjeve te saj e gjemen qe beri Sala me Juristat e plepave ne Durres , le ta zeendesojme me te diplomuarit shkelqyeshem e do te shikoni se si do te ndertohet drejtesia ne kete vend.Ndryshe kerkimi i Juristeve nga jashte ka vetem nje motiv “garantimin e mosndeshkushmerise se kryekrimit shqipetar Sali Ram Berisha” e se dyti qe drejtesia te mos ndertohet kurre.Shqiperia nuk eshte Kosove e nuk duhet trajtuar si e tille!Sali Berisha duhet te ndeshkohet ,ndryshe ky vend mbahet peng nga ata qe jane te interesuar te rruajne koken e ketij perbindeshi ndryshe Sali Berisha eshte nje kocke qe mund te mbyti kedo qe pretendon ta gelltise!

  • Shume i sakte artikulli. Ne parim jam dakort te vijne jo vetem gjygjtare te huaj por edhe prokurore, KLD edhe gjukate e larte, e kushtetuese. Nuk duhet te mbulohemi me gjethe fiku, nuk bejme dot shtet sipas modelit europian!
    Shikoni shpellarin me lukunine e hijenave si e beri “shtetin” dy here, ne 97 dhe tani kercenon se do ta beje me keq. Kush voton per te nuk do shtet; ata jane ne pakice por fatkeqesisht nuk jane pak gjenden edhe ne zona te cilesuara per qytetari!

  • Muci, shtepine tende e rregullon vec ti, rregull ne te vendos vec ti. Nuk te vjen gjitoni apo shoku e miku te vene rregull ne shtepine tende. E shumta mund te te sygjerojne dhe kaq.
    Shteti eshte nje shtepi e madhe ku ka nje kryetar shteti qe vec duhet se pari te zbatoje detyrat e vendit te punes. Deshte Enver Hoxha dhe beri shtet ligjor per ligjet qe miratoje Kuvendi Popullor (vec natyres politike) . Askush nuk vidhte dot se denimi ishte teper i ashper jo vetem me konfiskim pasurije por dhe me vite te gjata burg, bile dhe me vendim me vdekje. Jo se s’kish hajduter, pervetesus, pederaster, mashtrusesh, dhunes te grave apo perdhunus, gjakmarresa etj, kishte por veprimtaria e tyre ishte shume e kufizuar pasi ndeshkimi ishte shume i ashper.
    Reth viteve 60 ne mes te trgut te qytetit te Vlores u vra nje faturist nga nje bashkfshatar per gjakmarrje. Pas pak ditesh (jo vite) u be gjyqi dhe u denuam me varrje dhe u la varur ne mes te tregut te bagetive per dy dite. Deri ne vitin 1992 nuk pati me ngjarrje te tille. Ndersa pas vitit 1992 e di vete.
    Ne duhet ti kerkojme kryeministrit te sotem qe jo vetem politikanet, por cdo qytetar duhet te deklaroje si e ka vendosur pasurine qe ka dhe cfare eshte ne gjendje ai te justifikoje. Pjesa e tepert ose te dorezohet vullnetarisht, ose te tatohet per fitime te jashtzakonshme ose te konfiskohet.
    Per kapitale deri ne 100000 dollare (ku perfshihet nje shtepi + nje makine+ vlera finaciare normale) nuk ka nevoje te behet hetim special pasi keta perbejne shumicen dermuse te shqiptareve. Te tjeret te kalojne ne skaner.
    Mund te vijne dhe specialiste te huaj, por nuk besoj se ata nuk jane njerez. Duhet te kembengulim qe kushdo qe perfiton padrejtesisht do te pergjigjet para dhe pas vdekies.
    Fakti qe shumica e shqiptareve nuk jane te pasur e lehteson shume punen.

  • Me se e drejte.Kjo duhet te realizohet edhe ne fushen e mjeksise.Sherfat e sherbimeve te jene te huaj.Keshtu zgedhin elementet me meritokraci,menaxhojne burimet njerezore dhe financiare me mire,japin perspektivat e zhvillimit te mjeksise sipas eksperiences se tyre.

  • Per idene qe diskutojme kemi keto mendime:
    Persa i perkete opinionit se mund te mos jete dakorte kjo nuk qendron,se me opinion ne kuptojme masen e madhe te shqiptareve.
    Kush qenkan keta shqiptare qe nuk duakan ligj dhe drejtesi?
    Mund te mos doje klasa politike,ketu me rri dhe ma lidh magjarin se ata qe e suallen shqiperine ne kete dite kurre nuk duane ta rregullojne,por kjo nuk do te thote se ne perseri duhet ti degjojme ata kreminele.
    U thenka se mund te kete edhe deputete qe nuk duane se u preken pasurite,ketu e dhjete fare sepse po pati deputet qe nuk do ligj dhe shtet atij i bejme pyetjen se çfar perfaqson dhe kush e ka prure ne kete karige.
    SHkurte po deshi SAVRANI te tjeret duhet te binden ose te hapin krahun,kjo ma merr mendja se do jete edhe demokracia e vertete.
    Edhe une qe flas jam popull dhe kete e dua se mendoje se behet per te arritur nje demokraci te shume enderruare nga shqiptaret ashtu sic eshte ne vendet perndimore qe kemi shume vite qe jetojme dhe mesojme keto gjera.
    Sugjerim:Kryesishte te jene Gjermane dhe Amerikane pa perjashtu edhe nga vendet e tjera,pastaj do shohim se behet apo nuk behet shqiperia me mire se Zvicera per nje kohe shume te shkurter. HAJT SHendet……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *