Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka komentuar deklaratën e bërë paraditen e të hënës nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, lidhur me seancën dëgjimore të gjyqtares Altina Xhoxhaj.
Ballanca u shpreh për mediat se, pavarësisht çështjes së Komisionit të Verifikimit, ajo e konsideron Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret më korrekte që ka ekzistuar ndonjëherë.
Për deputetin e PS-së, Pjerin Ndreu, kjo deklaratë është cënim i figurës publike që ajo përfaqëson, dhe se ka arritur vetëm diçka me këtë prononcim të sajin: ngatërrimin e situatës së shoqes së saj, Xhoxhaj.
Reagimi i Ndreut
Avokatja e popullit më duket se nuk i di limitet e detyrës dhe pozitës së vet në raport me institucionet e Vettingut! Ajo nuk ka tagër të ndikojë apo të japë opinione, as gjatë hetimit administrativ dhe as gjykimit. Se sa shoqe ka kjo e si i njeh kjo gjyqtaret, t’i mbajë për në jetën private, jo për të dhënë konsiderata apo anatemu vendimet e një trupe gjyqësore. Nuk kam asgjë me zonjën Xhoxhaj sepse “ zonja është e zonja e vetes”, por avokatja e popullit duhet ta dijë se është avokate e popullit dhe jo avokate e interesave personale që s’kanë lidhje me detyrën e saj! Me prononcimin vetëm sa ka ngatërru e jo ndihmu shoqen, përveçse ka cënu figurën e avokatit të popullit!
Deklarata e Ballancës për mediat
Unë personalisht kam qenë një nga personat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht çështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret më korrekte që ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht, çështjet e hetimit janë çështje që janë për t’u trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta, të sakta dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie, ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta, dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur.
s.a/dita

Dil jep dhe një deklaratë për media për rikthimin në detyrë të dashnorit tënd Dritan Demiraj mi Erinda…se po na plas shumë çfarë thua ti skizofrene e qelbur!!!
Nje nga zyrtaret e pare qe duhet te kaloje ne siten e kontrollit te pasurise duhet te jete Avokati i Popullit per detyren delikate qe ka.Besoj se kjo moster ka per tu demaskuar keq nga pasurite e shumta qe ka vene me ane te veprimeve korruptive.
Kjo kërrma të shofi atë pasurinë e saj, e vënë me sekserlliqet nën petkun e avokates….Se në fakt profesioniste e zonja shumë kjo…t’i rrojë Berisha & CO kësaj se nuk do kish lek as të shtynte muajin. E megjithate moj Ballancë lekët nuk ta bëjnë dot ëngjëll fytyrën e djallit që ke
U pa edhe kjo pune nuk ishte llogaritur nga BE dhe Amerika, por duhet bere edhe nje Vettingtek “Avokatii Hajduteve”.
Mire e ka kjo
Xhoxhaj eshte popull dhe populli duhet mbrojtur
Po kesaj kur i vjen radha?
GJYQTARE QE NUK KA BERE AKOMA CELEBRIM!!! KA MBLEDH SALIU NE DREJTESI NJE TUFE BUQESH!! MIRE KE BERE SALI KATOVICKARI!!!!