Gjyqtarët: Të gatshëm të hetohemi deri në qindarkën e fundit

Saimir Lleshi

Teksa diskutimet për reformën në drejtësi janë intensifikuar, ndërsa akuzat ndaj gjyqtarëve si tejet të pasur nuk kanë munguar as nga ambasadorët e huaj në Tiranë, togat e zeza shprehen se janë të gatshëm të hetohen deri në qindarkën e fundit.

Unioni i Gjyqtarëve në një reagim, thekson se edhe aktualisht ekzistojnë të gjitha mekanizmat për të kontrolluar veprimtarinë e gjyqtarëve.

“Në këtë aspekt ne u bëjmë thirrje të gjitha organeve shtetërore dhe ne mendojmë se ekzistojnë tashmë të gjitha mekanizmat dhe institucionet kushtetuese e ligjore për kontrollin e aftësive profesionale, e etikës së gjyqtarëve dhe e pasurisë së gjyqtarëve. Mendojmë se është e padobishme krijimi i superstrukturave kushtetuese apo ligjore, të cilat do t’u mbivendosen organeve që tashmë funksionojnë”, thotë kreu i Unionit, Gerd Hoxha.

Më herët, Unioni ka paraqitur rreth 30 rekomandime për reformën në drejtësi, ku midis të tjerash kërkojnë që roli i Presidentit në KLD të zvogëlohet duke mos i lënë atij të drejtë vendimmarrjeje. /Dita/

 

Share This Article
4 Comments
  • fillojani nga gjin gjoni e deri te shoqja e azem hajdarit se do hetoni mrekullira vetem mersedesa 100 milionsha do gjeni dhe vila 200 mije euroshe dhe gerdecari sypeshkaqen shkerdhen berisha

  • De fakto, vazhdojne te sundoje banda e ketyre krokodilave,me syrin te fiksuar tek ndrageta e Vicidolit.
    De juro,i vetmuari i madh,Rama kryeminister,qe vazhdon,me shume mundime,nen zhurmen sokellitse te kesaj hordhiie,qe mundohet te administroje katet e poshtme te shtetit,me dore te forte.
    Me Liken e Cepanit,ne kurriz,duket,qe keshtu do vazhdoje dhe do mbyllet kjo zvarritje:
    I shtrenjte ne krunde dhe fare i lire ne miell.

  • vetem unioni i gjyqtareve nuk ka te drejte te prononcohet per reformen ne drejtesi.une nuk di asnje rast,asnje gjyqtar, apo ceshtje qe te mos paguhet ne shqiperi.vetem perceptimi i opinionit publik i pervitshem sepaku ketu e 20 vite eshte mese i mjaftueshme per tu perjashtuar ju nga cdo mendim.askush nuk ju beson.shteti, politkate beje cte doje vetem me te mos kemi kete dejtesi qe kemi.askush nuk ka besim tek ju.une jam me ngjelen.ju duhet te shkriheni te gjithe dhe te rindertoheni nga fillimi.une e kam rrogen sa nje gjyqtar kam edhe te ardhura te tjera dhe mezi mbyll muajin.ma gjeni nje gjyqtar ju ne shqiperi qe ta nbylli muajin mezi.a e keni idene se cfare perceptimi skandaloz kemi ne per ju.BOLL ME ME JU.IKNI TE GJITHE.LE TA BEJE DREJTESINE KUSHDO VETEM JU JO.

  • TALLJA e dites.Nuk ka ndodhur kurre qe hajduti te Kape Hajdutin.Shqipria ka me te vertete nje problem madhor me korrupsionin, qe po e grryen shume thelle kete Shtet.Kete nuk mund ta luftoje nje njeri por shum, e shum njerez.Ne shqiptaret jemi njerez te shthurur ne pergjithsi dhe me duhet te them qe ne duhet te kthemi prape ne diktature, jo deshira ime.Me duhet prape te theksoj qe keto shenja vijne nga Komunizmi, sepse ne Komunizem 2 punojshin dhe 8 te tjere benin punen e spiunit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *