Gjyqtari i Elbasanit, Qani Hasa deklaron pranë ILDKP-së të ardhura nga 60 dele, 27 dhi dhe dy lopë, në një fshat të Librazhdit.
Gjyqtari nuk është pronar i vetëm i bagëtive dhe dy lopëve, por thjeshtë një anëtar i një familjeje bujqësore. Megjithatë, ai deklaron 400 000 lekë të ardhura për vitin 2015 nga ky aktivitet. Hasa deklaron gjithashtu edhe 75 milionë lekë cash, një shumë kjo e pazakontë. Megjithatë, ai thotë se paratë burojnë nga shitja e pasurisë “njësi” të bashkëshortes, nga paga si gjyqtar, nga aktiviteti i bashkëshortes si notere si dhe nga tërheqja nga llogaria e saj.
Gjyqtari deklaron gjithashtu 300 000 lekë të ardhura nga qiraja e një banese në Tiranë, 3 600 euro të ardhura nga qiraja e një banese dhe garazhi në Sauk të Tiranës, 1 524 757 lekë të ardhura nga aktiviteti i privat i bashkëshortes si notere në Elbasan etj, shkruan Shqiptarja.com
Gjyqtari Petrit Aliaj deklaron pagën e vajzës së tij në SHBA, vetëm për një vit kalendarik, mbi 133 mijë USD. Ai thotë se ka dhënë me qira një lokal në Tiranë, me afat 12 muaj, për 24 650 lekë. Gjyqtari Aliaj deklaron se ka shpenzuar 900 000 lekë për pajisje mobilierie dhe elektroshtëpiake për dy apartamente familjare. Bashkëshortja e tij, Kozeta Aliaj ka depozituar në një bankë në Gjirokastër, 2 000 000 lekë.
Vetë Aliaj ka depozituar 3 000 000 lekë në një bankë në Sarandë, ndërsa deklaron 300 000 lekë gjendje cash në shtëpi, të hequr mënjanë gjatë viteve. Vajza tjetër e tij vazhdon studimet në shkollën e mesme, në Durrës. Për ndjekjen e kësaj shkolle ka paguar 3 mijë euro për një vit shkollor. Ndërkaq, ILDKP, pas kontrollit të subjektit në fjalë, ka konstatuar fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh, transferta të dyshimta dhe pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit.

Qani Hasa eshte nga nje fshat ku ha pula gure,nga Qarrishta e Librazhdit,midis kufirit me Maqedonine dhe fundit te malesive te Librazhdit. Nje idiot i lindur u bashkua me PD dhe deputetin e zones te cilet e bene Gjyqtar ne Elbasan.Atje beri edhe nje shtepi ne lagjen ” fushe mbret”.Vellai i itij u morr me PD si kryetar komune etij. Ka fjale aq shume per te ne Elbasan sa nuk ka te sosur. PD -ja e kishte ne stil qe para Shkolles se Magjistratures te rekrutonte fshatare pa taban si gjyqtare qe ti perdorte.(pa harruar plepistet).Ky nuk eshte plepist ka mbaruar ne 95.Tani edhe keta te Magjistratures qe perbejne 80% te gjyqtareve tashme te Rretheve ,jane cuditerisht me origjine fshatare ,por demek me te shkolluar . Rekrutimi fillon qe ne fakultet ku jepeshin shenja besnikerie ndaj Argites,Pastj behej filtri perfundimtar ne Shkollen e Magjistratures(ne te cilin kishte jo vetem korrupsion cmimi flitet eshte 70mije euro,mund te jete rritur tashme). Partia Socialiste mund te kete besnike te saj,nga disa dinosauret pleq te diktatures qe se kane te gjate edhe per shkak te moshes. PD dominon totalisht ne sistem me monstra qytetaeo-fshatare ,hibride si ky me siper. Ne Tirane gjyqtaret jane mbi 80 perqind nga fshatrat me origjine ose rrethet e vogla vegla qorre te PD-se dhe celula te fjetura. Kryetari i Gjykates se Tirane ortak i Argiets stj etj. Pushteti i shkrire i PD me gjyqesorin eshte fakt i njohur.