Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “30 ditë burgim” për gjyqtarin Ibrahim Hoxha. E njëjta masë është dhënë edhe për djalin e tij, Ledian Hoxhën.
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës u arrestua në zyrën e tij nga policia nën akuzën e korrupsionit. Në pranga ranë edhe 2 persona të tjerë: Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajdja. Për këta të fundit Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg pa afat.
Ledian Hoxha u kap në flagrancë duke marrë një shifër prej 600 mijë lekësh me kushtin që i ati të jepte një vendim në favor të të arrestuarit tjetër, Dritan Jazexhiut. Në tavolinë ku po kryhej dhënia e parave ndodhej edhe shtetasi, Nevruz Gajdja, i cili ishte sekseri. Ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Kjo eshte drejtesi!
Hallexhiu qe jep lekun mbahet ne burg pa afat.
Gjyqtari qe duhet te beje drejtesi por merr parate,lihet ne burgim 30 ditor.
Ky eshte krim dhe vetem krim!
Kjo eshte drejtesia qe duam.
Me hajdute ne vend te gjyqtareve.
LITARI NE FYT, ESHTE VENDIMI I POPULLIT SHQIPETAR PER KRIMINELET.