Gjyqtari Shkëlqim Miri i cili është akuzuar për korrupsion, pasi në apartamentin e tij u gjetën para me vlerën e 34 milionë lekë të reja, ka kërkuar lirimin nga Apeli i Krimeve të Renda.
Kërkesa e tij është depozituar një ditë më parë dhe burime nga akuza bënë të ditur se gjyqtari kishte deklaruar se paratë i kishte marrë borxh për kurim.
Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur një hetim pasuror ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri mbahet në pranga i dyshuar për korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë dhe mos justifikim pasurie në vlerën e 34 milion lekëve.
Ai akuzohet se përmes marrjes së një ryshfeti me vlerë 20 mijë euro, ai i ka ndryshuar akuzën të dënuarit për vrasje Gentian Doda, i cili falë vendimit të Mirit ka dalë nga burgu dhe tashmë ndodhet në arrati.
