Gjyqtari i pezulluar nga KQZ, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dy ekspertë mjekoligjorë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të gjyqtarit Miri, i cili ka deklaruar se vuan nga një sëmundje e rëndë.
Avokati i Mirit është shprehur se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se i rrezikohet jeta në qeli. Ndërkohë, priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të vendosur përfundimisht nëse gjyqtari do të mbahet në qeli apo do të hetohet në gjendje të lirë.
Shkëlqim Miri nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore, pasi ndodhet i shtruar në spitalin e burgut. Miri u ndalua nga policia, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ku u gjetën 34 milionë lekë, të cilat nuk justifikoheshin nga gjyqtari

Po viktimat e Gerdecit qe ky gjyqtar i shkeli me kembe si jane me shendet? Keta plehra duhet te kalben ne burg per te lare gjithe gjynahet qe kane bere kur perdonin cekicin me arrogancen e fshatarit te eksituar.
Eshte paradoksale sa here I fusin prangat ketyre kellirave jane ne gjendje te rende shendetesore.. Futi nje kove te ftohte me akull te behet qiqer..
Po ne spital eshte , ndihma shendetesore falas, ushqimi falas, s’ka arsye ti ndryshohet masa e sigurise.O Miri po mire je o burre, behu pak garip pse u qurravite keshtu, te pakten trego se je pendu dhe ke din qe ka bo korupsion e pastaj shofim.Jena bo si amerikanet, pendesen e vleresojme ti edhe mohues e don me dal.