Gjyqtari i Tiranës Ibrahim Hoxha është marrë në pyetje sot nga prokurorët e krimeve të rënda, pasi u arrestua për korrupsion pasiv.
Ai u vu në pranga së bashku me djalin e tij, një biznesmen dhe një ish-polic. Gjyqtari mori 6 milionë Lekë të vjetra për një çështje pronësie të biznesmenit Dritan Jazenxhiu, vendim që do të jepej sot.
Gjatë marrjes në pyetje, gjyqtari Hoxha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij dhe tha se paratë që mori nuk kanë lidhje me procesin gjyqësor.
Ibrahim Hoxha këmbënguli që 6 milionë Lekët ishin për shitjen e një makine dhe nuk janë rryshfet.

Sa te jete kyçi i dores na hane mun vajzat e vlores.