Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e gjykatës administrative të apelit Blerona Hasën.
Trupa gjyqësore që po kreu procesin e vetingut ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.
Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Blerona Hasa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
O.J/DITA

Sa turp per drejtesine e re qe po merr fizionimine e ketyre qe po kalojne vetingun, si kjo Blerona, e bija e Fadilit qe grindet prej flokesh me koleget per leket qe marrin nga gjykimet. Qe eshte krejtesisht figure e papershtatshme per te vazhduar, si nje njeri pa asnje vlere. Cilat standarte merrni parasysh ju mostrat e kpk qe vendosni te lini ne detyre kete super moster. Kjo si figure nuk meriton te jete ne detyre, me fjalorin e nje njeriu rruge, e afte te beje pazarlleqe dhe ti fshehe bukur. Ju lumte se e ndeitet drejtesine me Dvoranin, Laren, Prelen, Dollanin, Hasen etj etj. Sa keq qe ju iku Gj. Gjoni se do e kishit konfirmuar dhe ate. Por kini mundesi ta thelloni skandalin me Zegjinene, Alaudinin, Aniten etj etj etj. Me vjen ndot qe perjetoj keto zullume.