Gjyqtarja Brikena Ukperaj (Lubonja) përballet sot me provën e Vettingut.
Seanca në ngarkim të saj ka nisur këtë paradite, ku Ukperaja është përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në një seancë dëgjimore.
KPK i përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja ka lexuar raportin për gjyqtaren Brikena Ukperaj dhe sipas ILDKP ajo nuk ka fshehur pasurinë. Në këtë raport thuhet se Ukperaj nuk bëri deklarim të rremë të pasurisë.
Ajo e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës dhe ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjës dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.
Trupa gjykuese do të shqyrtojnë dosjen e gjyqtares bazuar në tre kritere, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësimin profesional, dhe vendimi për të do të merret më 25 qershor.
Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Relatorja Etleda Çiftja tha se ILDKPKI ka paraqitur raport pozitiv dhe se gjyqtarja nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka deklarim të rremë.
“Hetimi u përqendrua në një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2012 në Selitë dhe një makinë”, tha realtorja.
Po ashtu është hetuar edhe bashkëshorti për pjesën që i takon prej 50%.
Relatorja Etleda Çiftja tha se “Ka pasur 12 denoncime nga qytetarët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”. Por sipas relatores, komisioni ka arritur në konkluzionin se denoncimet mund të zgjidhen në rrugë gjyqësore.
“Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukperaj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë. Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj e përshtatshme për detyrën”, tha relatorja e çështjes.
Nga ana e saj gjyqtarja Ukperaj tha se është njohur me materialet dhe se i qëndron te gjitha atyre qe ka shpjeguar.
“Mendoj se bëjë pjesën e shëndoshë të sistemit“, ka thënë Ukperaj përpara KPK.
l.h/ dita

O Vetting po ato vendimet e kunderligjeshme pse i ka bere kjo apo per sport .Po pse nuk hetoni anen profesionale por me jeni ktheyr ne matematiciene qe zgjidhni matrica .Po pse do i linte parate kjo tia llogarsnit Ju. pa shikoni ku i ka bere pushimet , sa here ka dale jashte shetit ,cfare kostoje jetese ka kjo e familja e saj e plot te tjera .Se na cuditet po ku emrohej gjyqtar ne nje gjykate te shkalels me te larte pa i paguar gjoben KLD-se . Ikni ore pirdhuni me gjith vettingun tuaj.