Gjyqtarja që shpëtoi Valbonën

redaktor

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë i jep të drejtë padisë së banorëve të Tropojës dhe shoqatës “Toka”, për të mbrojtur luginën e Valbonës, ku kishte nisur ndërtimi i HEC-eve.

Ka qenë vendimi i trupës gjykuese me kryesuese Rilinda Selimi, e cila më 6 qershor mori parasysh kërkesë-padinë e 27 banorëve të Njësisë Margegaj, përfaqësues të disa fshatrave të kësaj zone dhe shoqatës “Toka”, duke vendosur pezullimin e punimeve në këtë zonë.

Padia ishte depozituar që prej fillimit të muajit mars të këtij viti.

Ky është ndër rastet e rralla kur togat e zeza dalin në krah të qytetarëve dhe shoqërisë civile, për mbrojtjen e zonave të cilësuara pasuri natyrore, siç është edhe lumi Valbona dhe rrethinat e tij.

Valbona hyn në zonat e mbrojtura në Shqipëri, por banorët publikisht, juridikisht dhe me protesta të shumta, kishin denoncuar ndërtimet e HEC-ve nga kompanitë “Dragobia Energy” dhe “Gener 2”.

Banorët dhe shoqata janë shprehur se qëllimi i tyre ka qenë vetëm ruajtja dhe mbrojtja e alpeve shqiptare.

e.k/Dita

Share This Article
7 Comments
  • Bravo te madhe,me e madhja qe mund te jepet ne ate vend te perdhunuar nga politika Serbe e perfaqesuar nga Sali Berisha dhe PD

  • Me ne fund fillon te degjohet zeri i Pronareve te Ligjsem, e theksoj, Pronareve te Ligjeshem, dhe jo ish pronareve apo perdhunuesve te Prones private.
    Valbona duhet shpetuar patjeter.
    Rrofte Shqiperia Etnike!

  • Të lumtë e t’u kujtoft emri në jetë të jetëve Znj.Rilinda Selimi e pjestarëve të tjerë të trupit gjykues

  • Kjo tregon se ligji po fuksionon iken maskarenjte qe e bene sic deshen shqierrin zeni argita fazllicett vicet fitore ne burg shkateruset

  • Respekt e konsiderate te larte per gjyqtaren . Valbona eshte nje nga mbrekullite e natyres shqiptare dhe duhet mbrojtur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *