Gjysëm milionë lejlekë

Elena Tase

Një vizion i  madh i paraprin një libri të madh.

Kjo është një e vërtetë gati aksiomatike.

Përtej konvencionalitetit të gjitha formulave letrare dua të shpreh mendimin tim empiric që fillimi i librit mund të shprehë substancën e librit.

Kjo ide është ftillëzuese dhe pllenuese.

Rrallë më ka ndodhur këto vitet e fundit të hap dhe të lexojë një libër që të më bëjë përshtypje të fuqishme.

Në kaleidoskopin e librave të pafund të botës, librat që tërheqin vëmendjen janë ende shumë të pakët dhe tejet të rrallë.

Perandoria e marketingut të librave ka përmasa të frikshme, gati tjetërsuese.

Të botohet një libër i mire ka gjasa dhe arsye të forta për të mos e braktisur leximin, proces i mrekullueshëm dhe i jashtëzakonshëm e intelektit njerëzor.

I lidhur ngushtë në letërsinë e madhe anglo-saksione, duke i njohur mire ikonat e këtij qytetërimi letrar kam njëkohësisht dhe ndjesinë dyshuese dhe skeptike për ndonjë emër të ri shkrimtari që nuk e kam njohur më pare.

Është një ndjesi gati vetëmbrojtëse ose nga që vjen nga një tejngopje të leximeve të kota.

Por libri befasues dhe i mrekullueshëm “Jehona e kujtesës”, roman i shkrimtarit amerikan Richard Powers më riktheu në kënaqësinë e epërme të leximeve të vërteta.

Ky roman tillëzohet me fluturimin e gjysmëmilion lejlekësh që valëvitet si një flamur universal në autostradat e shtetit Nebrask.

Ç’janë këta lejlekë?

Ku fluturojnë?

Janë metafora të zbritura nga një Jeruzalem Qiellor?

Përfaqësojnë diçka nga qytetërimet e pashkatërrueshme dot të jashtëtokësorëve, apo mbijtesën e substances së jetës njerëzore plot paradokse në planetin tone?

Nëse dikur për Viktor Hygoin një fjalë e skalitur në mur në Katedralen e Parisit dhe konkretisht fjala “Fatalitet” u bë shkak për të shkruar kryeveprën e tij “Katedralja e Parisit” Richard Powers u bë shkak për të shkruar romanin “Lejlekët Madhështorë”, që popullojnë ndoshta endërrat tona të ndotura nga një smog teknologjik dhe nga cinizmi i pamëshirshëm.

I habitur nga kjo bukuri qiellore Powers e koncentroi tekstin e tij në dy drejtime, në studimin e jetës misterioze të lejlekëve si dhe një sëmundje të rrallë të trurit të quajtur Sindroma e Kepgrasit.

Simbolikat janë të qarta, lejlekët janë në zhdukje, truri i njeriut është i kërcënuar gjithashtu.

Powers është njeriu që e kuptoi letërsinë si humanitet, si një triumph njerëzor.

I kulturuar në mënyrë të shumëfishtë, i ndjeshëm si pak kush, letra e librit është epiderma e tij artistike.

Kjo nuk ka asnjë dyshim.

Zemra e tij mban ritmin, një ritëm gati biologjik dhe jetik të tekstit.

Ky roman është një kryengritje, ose një revolucion i qetë i etikës si estetikë.

Të shkruarit është njëkohësisht përsosje e njeriut.

Ky është një pozicion suprem, është një mrekulli e fjalës, një shpresë kundër gjithë skenarëve  apokaliptikë të shpërbërjes.

Fuqia e të menduarit, kultura e linguistics, semiotika, antropologjia, psikoanaliza, krizat ekonomike, depresioni dhe vetmia, të gjitha së bashku e lëvizin subjektin.

Ka një synim estetik për të skalitur një gjurmë në letërsi, për të mos qenë i përkohshëm.

Kjo domethënnie e rendësishme e rrethon dhe e pushton lexuesin.

Perceptimet për ekzistencën njerësore jo vetëm nuk e humbin kuptimin, por mbushet me kuptim.

Powers i jep personazhit të tij Mark Shluter disa luhatje, kriza mendore, duke ribërë në tipologjinë e këtij personazhi fjala vjen figurën e një Van Gogu.

Nuk janë krizat nervore ato që e mposhtin njeriun.

Njeriu dhe mund t’i përballojë, fataliteti është diçka tjetër, është mosrezistenca dhe humbja e dinjitetit njerëzor.

Personazhi i librit Marku qysh në faqet e para të librit thotë: “Unë jam kërkushi me të madhe, por sonte në Rrugën Veriore, Zoti më drejtoi tek ty, që t’i të jetosh.”

Kjo tingëllon jo si epitaph por si një përurim.

Misteret e përshkrimeve të dijes, të normalitetit, të mosfunksionimit , të realitetit dhe ëndrrës – të gjitha kanë jehona të mëdha, janë shtysa të misterit në lidhje me neglizhencën e marrëdhënieve të njerëzve  në lidhje me pjesën tjetër.

Personazhi kryesor i romanit nuk paraqitet si Homo Fiktiv por si Homo Sapiens.

Mark Shluter është heroi i një situate absurde në ekzistence  njerëzore të paimagjinueshme.

Kritiku i njohur amerikan R.Bajert Shuman ka shkruar se: “Letërsia e Powers është më pk e kapshme se romanet e Jon Steinbeck, Eernest Hemingway, Saul Bellow, madje edhe William Faulkner, Henry James shkrimtarëve më të shquar të historisë së letërsisë të Shteteve të Bashkuara.

Në mes të romancierëve bashkëkohorë, ai mund të krahasohet direkt me Tomas Pyncho and Don DeLillo.

Ai sidoqoftë ka kohë që i ka tejkaluar arritjet e tyre nëpërmes kombinimeve të rralla të mprehtësisë intelektuale, përsosmërisë dhe stilit të tij artitektonik. “

Richard Power është fitues i “NATIONAL BOOK AWARD” – 2007 si dhe FINALIST I ÇMIMIT PULITZER.

Përkthimi mjeshtëror në gjuhën shqipe nga Pirro Dollani është diçka e rrallë e tejet profesioniste.

Pasi e lexova romanin i dërgova një Email shkrimtarit Richard Power.

E cilesova  romanin e tij “Makinë kohe dhe intelekti”.

Faktin që poetja e madhe amerikane Margaret Edwood e quajti romanin e Powers “një vepër të ngjashme me Mobi Dik të Melvile,- nuk është një apologji, por një e vërtetë kërthitëse.”

Powers më ktheu menjëherë një email ku flet për vlerësimin e romanit të tij në Shqipëri, duke e quajtur,-“ një fat të madh,- që ky roman artikulon,- nëpërmjet shqipes problemet universale të njerëzimit.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *