Një grua është bërë gjyshja më e re në Rusi – në moshën 29-vjeçare.
Vajza e Natalia Knyazkova, që është 14 vjeçe, solli në jetë një fëmijë në të njëjtën moshë me nënën e saj.

“Historia është përsëritur, ajo ka ecur në hapat e mi. Jemi shumë të lumtur edhe për faktin se më në fund në familjen tonë lindi një djalë, duke qenë se unë kam 4 vajza”, thotë me krenari gjyshja Natalia.
Ndërkohë, babi i nënës së re, Alexander Knyazkov, 34 vjeç, nuk duket se po fluturon nga lumtura nga ideja se do të jetë gjysh.

“Mbeta i shokuar kur mësova se vajza ime do të bëhej nënë në një moshë aq të re. Të gjithë po më urojnë që u bëra gjysh. Duket një ndjesi e çuditshme, por më duhet të mësohem me këtë”, – thotë 34- vjeçari.
