Gjyshi i Justin Bieber jeton si lypës

anazapta

Ndonëse i nipi 18-vjeçar ka një pasuri që kalon 100 milionë dollarët, George Bieber jeton në kushte të mjerueshme në një rulotë që ka qenë shtëpia e tij prej 40 vitesh. Në një intervistë për “The Sun”, gjyshi i Justin Bieber thotë se gjatë gjithë jetës së tij, nuk ka parë asnjë kacidhe nga këngëtari i shndërruar në idhullin e adoleshentëve në mbarë globin. 61-vjeçari Georgethotë se nuk ka para as për të ndrequr një të çarë në çatinë e rulosë, nga e cila futet uji brenda. I pastrehë, George detyrohet të kalojë shumicën e ditës i shtrirë mes dhembjeve të forta të shpinës, brenda “shtëpisë” në kushte alarmuese higjienike dhe pa asnjë njeri që të përkujdeset për të.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *