Gjyshi ju sfidon! 99-vjeçari thyen rekordin botëror në not

Leda Hysa

 

Këtë 99- vjeçar nuk e pengoi mosha që të thyente rekordin botëror në 50 metra not të lirë për grupmoshën e tij. Sportisti George Corones, arriti të kapte kohën prej 56:12, afro 1 minutë, gjë që përbën rekord për grupmoshën 100-104 vjeç.

Corones e meriton t’i quhet rekordi, pasi muajin tjetër (në prill) mbush plot 100 vjeç. Vetë ai shprehet “mjaft i kënaqur” nga rezultati.

”Ishte një shembull i suksesshëm noti për mua, një not i balancuar mirë. Kam qenë gati për të goditur murin me dorë në fund të garës”, raporton 99-vjeçari për BBC-në.

Rekordi pritet të verifikohet nga organi drejtues i sportit, ndërkohë që rekordi i mëparshëm, 1:31.19 ishte vendosur nga notari britanik John Harrison në vitin 2014.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *