Vrasja e djalit 4-vjeçar në Elbasan nga Nexhmije dushku, ka shokuar gjyshërit e fëmijës nga ana e babait.
Gjyshja e djalit thotë se 26-vjeçarja kishte problem. Ajo e kishte rrahur edhe atë, bashkë të të ëmën e vet.
Ndërkohë, ata nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoninë mortore të djalit të vogël.
“Nuk mora pjesë në ceremoni mortore, nuk mora se nuk më la njeri. Doja ta fërkoja një herë.
Ne djalin që kur iku, pas divorcit, e mernim ndonjëherë. Ne ishim afër me shtëpi, kur dilte burri te dyqani, ata e mbulonin të gjithë djalin.
E ëma ka qenë shkaktarja e parë, ajo do burgun. Më rrahën me gjithë të emën, deshën të më hidhnin nga kati i dytë”, tha gjyshja për “Ora Neës”.
Ndërsa gjyshi i djalit thotë se kur ja dha lajmin të birit që ndodhet në Angli, i rat ë fikët.
“Kur mora vesh lajmin ishte e pabesueshme. Më ka marrë i plotfuqishmi i zonës rreth orës 06:00 dhe më tha të shkoja te dyqani i fshatit. Sa shkova atje, ai më dha dorën dhe me tha “qofsh vet shnosh”.
E pyes se çfarë ka bërë vaki. “Ish nusja ka vrarë nipin tuaj me thikë dhe pastaj ka tentuar të vrasë edhe veten”, më tha ai. Këtu e mora njoftimin, arsye të tjera se përse ka ndodhur unë nuk kam patur informacion.
Siç e dëgjova, rreth orës 02:00 fëmija është gjetur i vrarë poshtë shtëpisë me thikë të madhe, thikë buke. Kur shkova në polici, kisha edhe djalin e madh atje, i thashë që do qëndronim si njerëz, pasi ish-nusja ka therur djalin me thikë. I
kërkova të bënte kujdes me Altinin ( babai i 4 vjeçarit).
Por, sa përfundova bisedën me të, më mori Altini në telefon dhe i thashë si ishte puna. Altini u shkëput nga telefoni, si duket i ka rënë të fikët. Kanë shkuar shumë shok pranë tij dhe sot është në gjendje më të mire”, tha ai./b.l

Or katunar te poshter!Po cfare kujtoni ju,se jane qoorra njerezit?I paska rene vilani atij katunarit ne Angli dhe na preke ti! Ju jeni fajtoret e vertete te atij krimi makaber!
Dmth mor zotni qe ke komentuar me super fajin qe ajo bushtra vrau nje femije 4 vjec e ka i ati. Ti qenke per tu lidhur. As per ta takuar gjysherit nuk i,linte. Bile as ne varrim nuk i la soji i bushtres. Atyre u dashka qire soji dhe e Kane hak plumbin si familje. Derra qe nuk Kane respekt per askend.