Niveli i lartë i smogut në Pekin vjen kryesisht nga niveli i lartë i karbonit. Sipas një raporti të hartuar nga Departamenti Amerikan për Energjinë, Kina djeg gjysmën e sasisë botërore të këtij gazi. Në vitin 2011, në Kinë janë konsumuar 3.8 miliardë tonë karbon, me një rritje prej 9 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndërsa pjesa tjetër e globit ka konsumuar gjatë të njëjtës periudhë 4.2 miliard tonë, duke shënuar një rritje modeste në krahasim me 2010-n. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e shtimit me 200 për qind të prodhimit të energjisë elektrike nga viti 2000 deri sot. Këto nivele alarmante të ndotjes janë reflektuar edhe në shëndetin e banorëve të Pekinit. Sipas mediave kineze, në ditët e pikut të smogut, pacientët që i drejtohen spitalit për probleme të frymëmarrjes rriten me 20 për qind.