Gjysmë milionë foto nga thesari i “Marubëve”

Saimir Lleshi

Në fototekën Marubi gjenden 40 mijë fotografi të dixhitalizuara.

Projekti është në fazën fillestare ku parashikohen të hidhen 100 mijë foto të tilla. Brenda muajit shkurt do të hidhen edhe 60 mijë foto.

Marubët e Shkodrës e trashëguan për disa breza artin e fotografisë dhe atje gjendet pasuria më e madhe e vendit tonë në këtë lloj arti.

Fotografitë nisin nga viti 1856 dhe dhjetëra vite janë shkrepur foto nga më të ndryshme që janë thuajse dëshmi të ‘gjalla’ për jetën e asaj kohe. Fototeka besohet se ka rreth 500 mijë fotografi mbi kulturën, modën dhe historinë e vendit…

Në muzeun e ri që po ndërtohet në Shkodër pritet të prezantohen gjysmë milion lastra dhe negativë, ndërsa dizajni i zgjedhur për Muzeun Marubi ka për qëllim të promovojë një dialog midis tradicionales dhe modernes. Fototeka gjendet tashmë edhe në internet ku njerëzit lirisht mund të kërkojnë fotografi. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *