Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në orën 21:00 dhe pa kohë shtesë

Ornela

Më në fund pyetja që prej ditësh bënin tifozët italianë e jo vetëm ka një përgjigje thuajse edhe zyrtare.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë që janë në program të premten dhe të shtunën do të luhen në orën 21:00 në mbrëmje.

Njoftimi vjen nga televizioni Rai që do të transmetojë të dyja ndeshjet dhe ky mund të konsiderohet si lajm zyrtar.

Ndërsa sipas asaj që bën me dije “La Gazzetta dello Sport” të dyja ndeshjet Juventus-Milan dhe Napoli-Inter nuk do të kenë kohë shtesë për të evituar një sforcim fizik të futbollistëve të cilët do të kenë një tur force përpara me ndeshjet e kampionatit. Në rast se do të ketë barazim skuadrat do të shkojnë direkt tek gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar se kush do të shkojë në finalen e madhe të stadiumit “Oilimpico” në datën 17 qershor.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *