Gjysmëfinalet, tri skuadra për dy vende

anazapta

Laçi-Bylis është kryendeshja, ku vendasve u duhet fitorja, ndërsa Flamurtari ka një formalitet me Teutën

Kupa e Shqipërisë do të njohë sot dy gjysmëfinalistët e tjerë dhe janë tri skuadra të  Grupit B ato që pretendojnë të bashkohen me Skënderbeun dhe Kukësin. Kryendeshja e ditës është ajo që do të zhvillohet në Laç, ku vendasit presin Bylisin, ndërsa Flamurtari pret Teutën, në një takim që mendohet të jetë thjesht formal. Situata në Grupin B u komplikua së tepërmi pas fitores që Flamurtari mori në Ballsh kundër Bylisit, pasi ajo e la të hapur kualifikimin për tri skuadra. Bylis kryeson me 12 pikë, i ndjekur nga Flamurtari e Laçi me nga nëntë. Ndonjë surprizë e Teutës në Vlorë është pothuajse e përjashtuar, pas skuadra durrsake e ka injoruar plotësisht Kupën, ku ka pësuar vetëm humbje, ndaj Flamurtari mund të llogaritet në kuotën e 12 pikëve pas takimit të sotëm. Bylisit i mjafton barazimi në Laç, ndërsa humbja me çdo rezultat do të ishte fatale, gjithmonë duke marrë të mirëqenë fitoren e vlonjatëve. Në rast suksesi të dy skuadrave vendase, atëherë Bylis, Flamurtari e Laçi do të kishin nga 12 pikë dhe në një rast të tillë merren në konsideratë pikët e fituara në ndeshjet brenda kësaj tresheje, pa ato të fituara kundër Teutës. Në renditjen “e vogël”, me fitoren e Laçit, skuadrat do të ishin përsëri të barabarta me pikë, nga gjashtë, por Flamurtari ka golaverazh 5:5, Bylis do ta kishte negativ, ndërsa Laçi do ta kishte 4:4 në rast suksesi 1-0 dhe pozitiv nëse fiton më thellë. Fitoret 3-2 ose me më tepër se një gol diferencë do ta nxirrnin Laçin të parin në grup dhe Flamurtarin të dytin. Gjithsesi, për Laçin e rëndësishme është të fitojë, çka i garanton kualifikimin, pavarësisht se çfarë bën Flamurtari.

Në Grupin A, ndeshjet janë thjesht formalitet për sa i përket kualifikimit. Megjithatë, në rast se fiton kundër Skënderbeut 2-0 ose 3-1, apo me më tepër se dy gola diferencë, Kukësi zë vendin e parë në grup, me pikë  të barabarta por me rezultatet më të mira në  takimet direkt. Ndeshjen e luajtur në Korçë e ka fituar Skënderbeu  4-2.

Ndeshjet

Grupi A

Kukësi-Skënderbeu 14:00

Shkumbini-Kastrioti 14:00

Renditja

N Skuadra  F B H Gol. Pikë

1 Skënderbeu 5 0 0 18:6 15

2 Kukësi  4 0 1 10:4 12

3 Kastrioti 1 0 4 6:13 3

4 Shkumbini 0 0 5 4:15 0

Grupi B

Flamurtari-Teuta  14:00

Laçi-Bylis   14:00

 

N Skuadra  F B H Gol. Pikë

1 Bylis  4 0 1 13:6 12

2 Laçi  3 0 2 9:5 9

3 Flamurtari 3 0 2 8:7 9

4 Teuta  0 0 5 5:17 0

 

Ndeshjet brenda treshes

Fla-Byl 0–1

Byl–Laç 2-1

Fla–Laç 2-1

Laç–Fla 1-0

Byl–Fla 2-3

 

Renditja

Fla 6 5:5

Byl 6 4:5

Laç 3 3:4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *