Gjysmëfinalja e Volejbollit, Studenti fiton ndeshjen e parë ndaj Farka Vollejt

anazapta

Studenti ka hedhur hapin e parë drejt finaleve në plej ofin e volejbollit të meshkujve. Skuadra e trajnerit Ylli Tomori mundi lehtë 3-0 Farka Vollejn. Kampionët nuk kanë ndërmend të heqin dorë. Studenti e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të plej ofit në volejboll për meshku përballë Farka Vollejt. Në sallën e vogël në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, skuadra e trajnerit Ylli Tomori triumfoi lehtë, 3-0 me sete. Madje, dy setet e parë nuk patën histori, pasi debutuesit në elitë realizuan vetëm nga 13 pikë. Më i fortë i treti, veçse Studenti ia doli ta fitojë qoftë edhe me dy pikë diferencë. Çifti tjetër gjysmëfinal është ai Vllaznia-Tirana që do t’i nisë ndeshet sot në sallën sportive të Shkodrës. Në finale shkon skuadra që fiton e para dy takime. Studenti është jo vetëm favorit dhe kampion në fuqi, por dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm këtë sezon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *