Fuqia blerëse në vendin tonë mbetet e ulët. Sipas raportit më të fundit të Global Finance, Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të rajonit duke lënë prapa vetëm Bosnjë Hercegovinën.
Një indeks i Global Finance që mat nivelin e varfërisë në mbi 180 vende të botës e rendit Shqipërinë në vendin e 95 në rang botëror duke përdorur si njësi matëse paritetin e fuqisë blerëse.
Mali i Zi u rendit në vendin e 75, Maqedonia në vendin e 84, Serbia në vendin e 89 dhe Kroacia në vendin e 60. Në vendin e fundit në rajon renditet Bosnja, e cila në listën globale të fuqisë blerëse zë vendin e 104. Global Financë sqaron se në përgjithësi, ka dy metoda standarde për të përcaktuar vendet më të pasura dhe ato më të varfra të botës.
Zakonisht merret në konsideratë Prodhimi i Përgjithshëm Bruto dhe ndarja e tij për frymë.
Fuqia blerëse, përcaktuese e nivelit të varfërisë
Megjithatë përkufizimi më real dhe më i pranuar mes ekspertëve, por edhe nga vendet e pasura është përcaktimi se sa i pasur është rezidenti i një vendi. Për këtë arsye, metoda më e mirë për të përcaktuar nivelin e varfërisë është fuqia blerëse.
Global Financë ka rënë dakord se, kjo është metoda ndoshta më e dobishme për të krahasuar dallimet e përgjithësuara në standardet e jetesës në mes të kombeve. Kjo për shkak se fuqia blerëse merr parasysh koston relative të jetesës dhe normat e inflacionit të vendeve.
Global Finance e ka bërë renditjen e vendeve duke marrë si bazë valutën amerikane dollarin duke korrigjuar edhe efektet e kursit të këmbimit me monedhat vendase.

MJAFTON TE KEMI PARTINE MIRE, PO NUK DUAM AS BUKE AS PUNE DHE ASNJE GJE.
EDHE BAR DO TE HAME, PO QE NEVOJA (NGA AI I THATI BEHET FJALE, SE TE NJOMIN E MBARUAM)
Ndersa Foreign Policy News shkruan:
http://sot.com.al/politike/foreign-policy-news-ministrat-e-ram%C3%ABs-pastrim-parash-dhe-trafik-droge