Në një kohë kur sot pritet sfida e radhës Kolumbi-Angli për çerekfinalen e Rusi 2018, një titull i “The Sun” ka shkaktuar polemika.
“Go Kane” ka qenë titulli i lajmit me të cilin hapet sot tabloidi britanik, ndërsa në foto shihet kapiteni dhe sulmuesi i kombëtares angleze Harry Kane.
Kaq mjaftoi që mediat kolumbiane të hidheshin në ‘sulm’ ndërsa e kanë cilësuar titullin një provokim. Media italiane ‘Ilposticipo.it’ i kushtohet rëndësi këtij debati të hapur vetëm nga titulli.
KOKAINA
“Go Kane” lexohet në anglisht “gokaine”, diçka shumë e ngjashme, ndoshta edhe shumë, me “kokainë”. Kjo fjalë përdoret pikërisht në ndeshjen kundër Kolumbisë, një vend ku kultivimi dhe prodhimi i drogës ka krijuar luftëra, vdekje dhe terror për vite me radhë gjatë luftimeve midis “karteleve” të ndryshme.

A ishte kjo e rastësishme? Jo, sepse mjafton që të lexosh në brendësi të faqes. “Në vendin që i dhuroi botës Shakirën, një kafe të shkëlqyer dhe … me pak fjalë ne themi ‘Go Kane’”.
TË ZEMËRUAR
Në Kolumbi ky titull nuk u pëlqye aspak. Opinioni publik u ngrit kundër tabloidit britanik, ndërsa nuk munguan as fyerjet në rrjetet sociale. Ndërkohë televizionet kolumbiane e kanë cilësuar titullin e gazetës britanike të vrazhdë, ndërsa premtuan hakmarrje sportive. “Është një gjest i vrazhdë”, shprehet Caracol TV. “Përgjigjja e Kolumbisë do të jetë në terren,”, thotë El Espectador.
ZGJEDHJA
Mbetet për të parë se sa larg mund të shkojë komunikimi? Në Angli, ndonëse janë mjeshtra të titujve me nënkuptime, duke marrë parasysh edhe reagimin e kolumbianëve, “The Sun” ka shkuar më tej. Gazetat shkruhen për t’u lexuar dhe ‘The Sun’ në këtë rast i ka hyrë një operacioni të guximshëm, ndërsa duket se është frymëzuar nga koncepti makiavelian: Fundi justifikon mjetet.
a.s/dita
