Motivet e dobëta janë bërë sërish shkak për një krim, kësaj here në Lushnje.
Policia e Lushnjes njoftoi arrestimin e 54-vjeçarit Gimi Bodo, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 37-vjeçar.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, për motive të dobëta ka goditur disa herë në trup me thikë shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje”, thotë policia.
I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 37-vjeçarin.
a.s/dita
