Godet drejtorin e shkollës, pranga 49 vjeçarit

Elton Tafaruci

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi goditi me grusht në fytyrë drejtorin e Shkollës së Mesme në Leskovik.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i ndaluari është Hajri Kardhiqi, banues në këtë qytet.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Ersekë dhe sipas policisë, Kardhiqi dyshohet ta ketë goditur 49 – vjeçarin me iniciale V.N, për motive të dobëta dhe për shkak të detyrës.

Pas kësaj, Kardhiqi teksa lëvizte me automjet, nuk i është bindur shërbimeve të Patrullës së Policisë, për të ndaluar dhe për të bërë testin e alkoolit.

Mbi 49 – vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale: “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *