Godet me gërshërë nusen e djalit, arrestohet i moshuari

Saimir Lleshi

Një i moshuar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për dhunë në familje. Shtetasi Todi Kristo, 67-vjeç banues në fshatin Mifol përfundoi në prangat e policisë.

“Arrestimi i këtij personi u bë në banesën e tij në fshatin Mifol, pasi ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet mprehës gërshërë bashkëshorten e djalit të tij, shtetasen me iniciale: M.K., 34 vjeç, të cilës i ka shkaktuar një dëmtim të lehtë në trup, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia lokale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *