Një 45-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka goditur me grusht një infermier në Urgjencën e QSUT në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
Bujar Çokaj ka goditur me grusht dhe ka ofenduar infermierin R.K 25 vjeç
Njoftimi i policisë
Më datë 04.06.2017, u arrestua shtetasi Bujar Çokaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Urgjencën e Q.S.U.T, për shkak të detyrës, ka sharë, ofenduar dhe goditur me grusht, infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

Pse godet dikush me grusht nje infermier?
Degjon Kryeministrin tone fjaleshume, spitalet tona kane KUSHTE EUROPIANE. Pse u dashka ti vene grushtin Europes, me kushtet e saj, shqiptaret?
Kini patur rastin te perjetoni spitalet shqiptare? Me kushtet e BARBARIZMIT dhe jo te europes.
Nuk ia uroj askujt nje gje te tille. Nuk eshte europe, ajo qe serviret aty. Eshte nje gjelle qensh rrugesh, e perzier me talibanizmin e nje ekipi bashibozukesh, qe vetem veshjet kane ndryshe. Duke filluar nga roja e hyrjes ne spital, qe pret 500 leke te vjetra, per te te lene ne vizite tek te dashurit e tu qe luftojne me jeten, siper ne pavionet e vdekjes.
Atje siper, jane perseri dyert mbyllur. Duhet tu mbushesh xhepin ketyre infermiereve, per te hyre brenda dhe per te marre nje mjekim familjari yt. Natyrisht me ilacet, qe i ke sjelle me vete, nga farmacia buze rruges se spitalit, qe me se shumti jane ne pronesi te ketyre doktorreve perverse, veshur me te bardha por me shpirtrat dhe zemrat prej korbi.Keta, te fundit, vijne te veshur me papione. Te mbajne ligjerata matrapazesh dhe te kerkojne cdo gje materiale,,,,por ne Euro, jo lek.
Zoti i ruajte shqiptaret nga shkerdhatokracia e veshur me te bardha dhe nga korrupsioni i nje klase qeverisese qe kete katastrofe, e quan europiane.