Godet me thikë ish-të dashurën, shkak xhelozia

Dita

Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me thikë ish-të dashurën e tij në qytetin e Beratit.

Mësohet se 23-vjeçari R.P., banues në Berat, për motive të dobëta ka goditur me thikë 24-vjeçaren F.K., banuese në Berat, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu i riu nuk është mjaftuar me kaq, pasi krahas plagosjes së vajzës, ka thyer edhe xhamat e automjetit tip “BMW” në pronësi të familjes së vajzës.

Policia ka nisur procedimin penal për autorin si dhe e ka shpallur atë në kërkim për vënien para drejtësisë. Materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim i pronës”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *