Godet punonjësen e policisë, arrestohet 27-vjeçarja

Dita

Një 27-vjeçare në Durrës është arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Sonila Budini, pas një konflikti në lagjen nr. 18, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësen e policisë. Gjatë testit të alkoolit ajo rezultoi në masën 0.47 mg/l.

Ndërkaq në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë së qytetarëve, policia ka arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt 53-vjeçarin Haxhi Gjoka. Ai ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.9 mg/l.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *